LAJMI I FUNDIT:

Sa shpesh mund t’i vishni llojet e ndryshme të rrobave para se t’i pastroni

Sa shpesh mund t’i vishni llojet e ndryshme të rrobave para se t’i pastroni

Shumica prej nesh e kemi mbajtur një rrobë në dorën tonë dhe kemi menduar se a mund ta veshim edhe një herë para se ta fusim në rrobalarëse.

Jo gjithkush i din rregullat e pastrimit, transmeton Telegrafi.

Për shembull, ju duhet t’i pastroni disa rroba të kthyera prapthi sepse i absorbojnë lëngjet primare që kryesisht gjenden brenda.

Mos i ri-vishni të brendshmet
Të brendshmet duhet të pastrohen secilën herë që vishen. Ky është rregull i thjeshtë i higjienës!

Xhinset: pas 5 apo 6 përdorimeve
Një temë e rregullt e bisedave higjienike është se sa shpesh mund t’i vishni xhinset para se t’i pastroni.

Prindërit mund t’ju thonë se secilën herë, ose pas një përdorimi – miqtë mund tak kundërshtojnë këtë.

Por, ekspertët thonë se numri optimal është 5-6 herë.

Bluzat: pas një përdorimi
Bluzat pa mënga duhet t’i trajtoni si të brendshme sepse janë në kontakt të ngushtë me lëkurën dhe e absorbojnë porcionin më të madh të djersës.

Fustanet: pas 1-2 përdorimeve

Nuk është nevoja t’i pastroni fustanet pas çdo përdorimi sepse mund ta dëmtoni materialin dhe ngjyrën, e veçanërisht nëse vishni bluzë nën të. Por nëse jeni duke e veshur një fustan gjatë një dite të plotë të verës, është më mirë ta pastroni pas një përdorimi sepse me siguri është zhytur djersë.

Sytjenat: pas 3-4 përdorimeve
Ndryshe nga të brendshmet, sytjenat nuk keni nevojë t’i pastroni secilën herë.

Pizhamet: pas 3-4 përdorimeve
Aroma e keqe e pizhameve të ndyra padyshim se jua prish disponimin, andaj mund t’i vishni deri në katër herë para se t’i pastroni. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori