Sa shpesh rekomandohet të bëni seks?

Një herë në muaj? Çdo ditë? Dy herë në javë?

Ka shumë hulumtime për këtë pyetje, saqë mund të mendoni se seksi është diçka për çfarë dëshirojnë të flasin të gjithë njerëzit tërë kohën.

Megjithatë, teoria e fundit vjen nga akademikët e universitetit të Torontos, të cilët e kanë analizuar jetën seksuale të 15,000 çifteve dhe kanë konstatuar se nivelet tona të lumturisë e arrijnë kulmin me një herë seks në javë, transmeton Telegrafi.

Po, ju mund të bëni seks më shpesh nëse dëshironi, por kjo nuk nënkupton se do të bëheni edhe më të lumtur.  /Telegrafi/