Izraeli kreu sulme masive ajrore në qytetin jugor të Gazës, Rafah, nga mbrëmja e së dielës deri të hënën, duke vrarë 67 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë. Izraeli thotë se ishte një operacion për të shpëtuar robërit në Rripin e Gazës.
Dhe dy robër izraelitë – të identifikuar si Fernando Simon Marman, 60 vjeç dhe Louis Har, 70 vjeç – u shpëtuan në operacion.
Ata u kapën nga luftëtarët e Hamasit nga Kibbutz Nir Yitzhak më 7 tetor.
Izraeli e ka përshkruar shpëtimin e robërve si një nga qëllimet kryesore të luftës së tij në Gaza, në të cilën janë vrarë më shumë se 28,000 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Megjithatë, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi, shumë më tepër robër janë liruar përmes negociatave diplomatike dhe gjatë një armëpushimi të shkurtër sesa janë shpëtuar përmes operacioneve ushtarake.
Dhe vetë operacionet ushtarake të Izraelit kanë çuar në vdekjen e disa robërve.
Sa robër u morën më 7 tetor?
Në atë kohë, krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Qassam, deklaroi se kishte marrë 200 deri në 250 robër.
Sipas autoriteteve izraelite, numri i robërve është 240, ku përfshihen ushtarë izraelitë, civilë dhe të huaj.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari ka konfirmuar se një numër “i konsiderueshëm” i robërve janë oficerë ushtarakë.
E udhëheqësi i Hamasit, Mousa Abu Marzouk, deklaroi si vijon në nëntor: “Të gjithë ata që janë kapur për ne janë izraelitë, megjithëse ekziston një thirrje për të parë kombësitë e tyre origjinale me shpresën se kjo do t’i shpëtojë”.
Sa prej robërve janë liruar apo shpëtuar?
Në mesin e tetorit, grupi i parë i robërve u lirua nga Hamasi, katër gjithsej.
Më 20 tetor, dy shtetas amerikanë u liruan – Judith Raanan, 59 vjeçe, si dhe vajza e saj, Natalie Raanan, 17 vjeçe.
Më 23 tetor, dy gra izraelite u liruan – Nurit Cooper, 79 vjeç dhe Yocheved Lifshitz, 85 vjeç.
Në fund të tetorit, ushtari Ori Megidish u lirua gjatë një operacioni tokësor nga forcat izraelite.
Deri në fund të një armëpushimi gjashtë-ditor më 30 nëntor, 105 robër ishin liruar nga Hamasi dhe 240 të burgosur palestinezë ishin liruar nga Izraeli.
Një numër shtetasish të huaj – një filipinas, një izraelito-rus dhe 23 shtetas tajlandez – ishin në mesin e të liruarve.
Sa nga robërit janë vrarë?
Sipas Brigadave Qassam, 50 robër janë vrarë në sulmet ajrore izraelite.
Në anën tjetër, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi, oficerët e inteligjencës izraelite thonë se 30 robër kanë vdekur në Gaza deri më tani që kur u dërguan në enklavë.
Më 16 dhjetor, tre robër izraelitë u vranë gabimisht nga ushtarët izraelitë në lagjen Shujayea të qytetit të Gazës.
Të burgosurit mbanin një shkop me flamuj të bardhë që shkruanin “SOS” dhe “Ndihmë, tre pengje” në hebraisht. Ata u identifikuan si Yotam Haim Samer, Fouad Al-Talalka dhe Alon Lulu Shamriz.
Të njëjtën ditë, qindra njerëz dolën në rrugë në Tel Aviv për të protestuar kundër vrasjes së tre robërve, duke bllokuar rrugët kryesore dhe qendrat tregtare në qytet.
“Kjo është një tragjedi e padurueshme dhe i gjithë Izraeli po vuan humbjen e tyre këtë mbrëmje”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë.
Çfarë ka thënë Izraeli për operacionet e tij të shpëtimit?
Të dielën në kanalin televiziv amerikan ABC, Netanyahu u pyet se sa nga 132 robërit e mbetur janë ende gjallë.
Ai tha: “Mjaft për të garantuar llojin e përpjekjeve që po bëjmë dhe ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të rikthyer të gjithë ata që janë gjallë dhe sinqerisht edhe trupat e të vdekurve”.
Pasi Marman dhe Har u liruan atë natë në një operacion që vrau 100 civilë palestinezë, Netanyahu tha: “Vetëm vazhdimi i presionit ushtarak, deri në fitoren e plotë, do të rezultojë në lirimin e të gjithë pengjeve tanë”.
Dhe ai ka refuzuar negociatat me Hamasin për të liruar pjesën tjetër të robërve.
Megjithatë, zyrtarët izraelitë dhe të Hamasit po mbajnë bisedime për një tjetër armëpushim dhe lirim të robërve, por detajet e negacioneve në Kajro dhe kushtet nuk janë publikuar ende.
Një ofertë e armëpushimit në tri faza nga Hamasi javën e kaluar u refuzua nga Izraeli.
Që atëherë, ai ka thënë se po planifikon të nisë një ofensivë në Rafah në mes të presionit ndërkombëtar kundër operacionit në një qytet të mbushur me 1.4 milion njerëz, shumica e të cilëve u zhvendosën nga pjesë të tjera të Gazës nga një bombardim izraelit katër-mujor dhe operacion tokësor.
Udhëheqësit globalë, përfshirë shefin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kanë paralajmëruar kundër ofensivës.
Shtëpia e Bardhë tha se Izraeli ka një “detyrim” për të mbrojtur civilët në Rafah.
“Një operacion i madh ushtarak në Rafah nuk duhet të vazhdojë pa një plan të besueshëm për të garantuar sigurinë dhe mbështetjen e më shumë se një milion njerëzve të strehuar atje”, tha Joe Biden të hënën pas takimit me Mbretin e Jordanisë, Abdullah – në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Konfirmohet rasti i parë i virusit HMPV në Greqi
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale
Republika Srpska shënon ditën e saj jokushtetuese, pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA-ja dhe BE-ja
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?