Hamasi po kërkon që Izraeli të lirojë të burgosurin palestinez të profilit të lartë Marwan Barghouti në mes të bisedimeve të tensionuara për armëpushimin, raportoi Associated Press.
Si i burgosuri më i njohur i mbajtur nga Izraeli dhe një president i mundshëm i ardhshëm palestinez, liria e Barghoutit është në qendër të negociatave, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.
Sipas raportimeve, qëllimet e grupit militant palestinez janë të dyfishta – rritja e mbështetjes publike për partinë e tyre dhe njohja e pozicionit të rrallë të Barghoutit si një bashkues mes palestinezëve.
“Hamasi dëshiron t’i tregojë popullit palestinez se ata nuk janë një lëvizje e mbyllur. Ata përfaqësojnë një pjesë të komunitetit shoqëror palestinez. Ata po përpiqen të duken të përgjegjshëm”, kanë thënë nga Ministria Palestineze e Çështjeve të të Burgosurve në Bregun Perëndimor.
Sipas grupit të ekspertëve nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Barghouti “përshkruhet shpesh nga palestinezët si ‘Mandela palestinez'”.
Ai shihet si një pasardhës i mundshëm presidencial i Mahmud Abbasit të plakur.
Ndryshe, Nelson Mandela ishte lideri i rezistencës ndaj regjimit të aparteidit në Afrikën e Jugut, i cili kaloi 27 vjet në burg. Ai u bë presidenti i parë me ngjyrë i vendit.
Ndërsa Barghouti, 64 vjeç, ishte një anëtar udhëheqës i lëvizjes laike Fatah dhe mbështeti procesin e paqes me Izraelin në vitet 1990, por u zhgënjye.
Ai vazhdoi të drejtojë Intifadën e Dytë (kryengritjen) që filloi në 2000.
Barghouti u arrestua në vitin 2002 dhe po vuan pesë dënime të përjetshme në një burg izraelit “për pjesën e tij” në disa sulme vdekjeprurëse me bomba vetëvrasëse ndaj izraelitëve.
Gjatë gjithë gjyqit të tij, Barghouti refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës izraelite dhe të mbrohej.
Në të kaluarën, ai ka thënë se mbështet sulmet ndaj okupimit të Bregut Perëndimor nga Izraeli, por nuk mbështet vrasjen e izraelitëve brenda kufirit të para vitit 1967.
Pavarësisht dekadave në burgim, Barghouti ende gëzon respekt dhe mbështetje të gjerë midis të gjitha fraksioneve palestineze.
Ai është politikani më popullor në mesin e palestinezëve, përpara Abbas dhe udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, sipas një sondazhi të opinionit të publikuar në dhjetor.
Kërkesat e Hamasit vijnë ndërsa ndërmjetësit ndërkombëtarë vazhdojnë të kërkojnë për t’i dhënë fund konfliktit pas gati katër muajsh luftime, të cilat shpërthyen pas sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Sulmet vranë rreth 1200 njerëz në Izrael, ndërsa rreth 240 të tjerë u morën peng në Gaza.
Izraeli filloi një seri sulmesh shkatërruese ajrore dhe një pushtim tokësor të territorit në përgjigje të sulmeve, të cilat kanë lënë më shumë se 27,000 palestinezë të vdekur deri më tani.
Izraeli kërkon që Hamasi të lirojë mbi 100 pengje, ndërsa ky i fundit kërkon që Izraeli të ndërpresë ofensivën dhe të lirojë mijëra të burgosur.
Kryeministri Benjamin Netanyahu është nën presion në rritje për të arritur një marrëveshje mbi pengjet izraelite ndërsa protestuesit vazhdojnë të shprehin zemërimin e tyre për trajtimin e situatës nga ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë