LAJMI I FUNDIT:

Sa “peshojnë” kandidatët për kryetarë komunash në Maqedoni?

Sa “peshojnë” kandidatët për kryetarë komunash në Maqedoni?

Vetura, banesa, shtëpi, truall, kredi, çfarë posedojnë kandidatët për kryetarë komunash dhe funksionarë politik? Sipas Listës anketuese, shkruan në TV 21, vendin e parë e zë Ratko Dimitrovski kryetari i Koçanit nga radhët OBRM-PDUKM-së i cili posedon pasuri në vlerë totale prej 201 milion denarë. Ai ka dy vetura, dy shtëpi dhe tokë bujqësore,

Në vendin e dytë radhitet Fatmir Izairi, kandidati dhe kryetari aktual i Komunës së Zhelinës nga radhët e BDI-së. Ai bashkë me bashkëshorten e tij, posedojnë 3 makina, një barnatore, firmë dhe poliklinikë.


Vendin e tretë e zë Enver Pajaziti kandidati dhe kryetari aktual i Komunës së Bërvenicës nga radhët e BDI-së. Bashkë me familjen posedojnë 2 vetura, shtëpi për pushim e cila kushton 60 mijë euro. Posedon edhe tokë në Çellopek prej 49 mijë eurosh. Lista anketuese e tij peshon 1 milion e 500 mijë euro.

Në vendin e katërt qëndron kandidati dhe kryetari aktual i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta i cili ka pasuri prej 1 milion e 300 mijë eurosh. Ai posedon 3 banesa, 4 vetura dhe ka librezë devizore prej 26 mijë euro.

Petre Shillegov kandidati për kryetar në Qytetin e Shkupit qëndron në vendin e pestë. Pasuria e tij peshon 1 milionë e 268 mijë euro. Ka një shtëpi që kushton 390 mijë euro ndërsa sëbashku me bashkëshorten posedojnë edhe 4 banesa në Shkup.

Ndër ministrat më të pasur, njëherit edhe kandidatë për kryetarë komunash, janë Arben Taravari dhe Ramiz Merko. Arben Taravari ka raportuar se posedon pronë prej 1 millionë e 8 mijë euro. Posedon veturë Volvo me vlerë 50 mijë euro. Ramiz Merko, ndërkaq, peshon 683 mijë euro. Ka banesë dhe dy shtëpi ku njërën e ka në Durrës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori