LAJMI I FUNDIT:

Sa minuta duhet të qëndroni në pozitën ‘plank’

Sa minuta duhet të qëndroni në pozitën ‘plank’

Ushtrimi ‘plank’ me të vërtetë se funksionon. Në fakt, një studim i fundit, i kryer nga shkencëtarë prestigjiozë, ka zbuluar se ushtrimi ‘plank’ i ushtron muskujt e barkut në mënyrë më efektive sesa barkoret tradicionale dhe, ende më mirë, nuk jua dëmton shpinën.

Sidoqoftë, dilema kryesore rreth këtij ushtrimi është se sa gjatë duhet të qëndroni në pozitën ‘plank’ gjatë stërvitjeve, transmeton Telegrafi.


Dhe, sipas studimeve të fundit, përgjigja mund të jetë e kënaqshme për shumicën.

Sipas profesorit dhe specialistit të shpinës, Stuart McGill, përgjigja është vetëm 10 sekonda.

McGill, në një intervistë për ‘The Telegraph’, ka thënë se do të korrni përfitime nga ky ushtrim edhe nëse i bëni tri intervale nga 10 sekonda, në vend se të qëndroni më gjatë.

Por, jo gjithkush pajtohen me këshillën e profesorit. Benji Tiger, trajner fitnesi, në një intervistë për ‘The Independent’ ka thënë se në pozitën plank duhet të qëndroni nga 30 sekonda deri në një minutë.

Por, sipas tij, nëse e bëni ushtrimin me intervale, atëherë mund të qëndroni në atë pozitë nga 20 sekonda secilin interval. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Aktivitete sportive
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori