LAJMI I FUNDIT:

Sa i kushton SHBA-së prania në bazat e saj ushtarake në mbarë botën?

Sa i kushton SHBA-së prania në bazat e saj ushtarake në mbarë botën?

Vrasja e figurës së dytë më të fuqishme të Iranit, Qassem Soleimani, nga një sulm me dron amerikan ka çuar në vendosjen e më shumë trupave në Irak. Dhe ndërsa Irani u tërhoq dhe tensionet u qetësuan, një luftë hije SHBA-Iran vazhdon.

Dhe kur jemi tek prania ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe jo vetëm, mediumi Al Jazeera ka sjellë një shkrim, duke vënë në pah koston, apo thënë më mirë duke hedhur vështrim rreth triliona dollarëve të shpenzuar në luftëra dhe miliardat e shpenzuara për ruajtjen e bazave ushtarake amerikane, përcjell Telegrafi.


Sipas shkrimit në fjalë, në qindra baza në vende dhe territore jashtë SHBA-së ka 200,000 trupa amerikane të stacionuar.

“Të fuqishme, të sakta, të shpejta dhe vdekjeprurëse”: Detaje rreth raketave supersonike të përmendura nga presidenti Trump
Lexo po ashtu “Të fuqishme, të sakta, të shpejta dhe vdekjeprurëse”: Detaje rreth raketave supersonike të përmendura nga presidenti Trump

Ky numër vazhdon të jetë me gjithë premtimet e presidentit Donald Trump për largimin e trupave amerikane nga Lindja e Mesme – madje numri i trupave në rajon është rritur.

Si pasojë, që nga 11 Shtatori, taksapaguesit amerikanë kanë shpenzuar 6.4 trilionë dollarë për luftëra dhe veprime ushtarake në Lindjen e Mesme dhe Azi, sipas Institutit Watson për Çështje Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin Brown.

Sipas komandës qendrore të SHBA-së, ka midis 60,000 dhe 70,000 trupa amerikane, vetëm në Lindjen e Mesme, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Glenn Carle, ish-oficeri i inteligjencës kombëtare të CIA-s dhe asistent profesor në Kolegjin Boston, shpjegon se disa vende pritëse paguajnë shuma të konsiderueshme për të ruajtur një prani ushtarake amerikane, ndërsa vendet e tjera jo domosdoshmërisht japin të njëjtat lloj kontributesh zyrtare.

Sa do ta përballonte Irani një konfrontim me SHBA-në? Të dhëna që tregojnë fuqinë e dy ushtrive, përmes shifrave
Lexo po ashtu Sa do ta përballonte Irani një konfrontim me SHBA-në? Të dhëna që tregojnë fuqinë e dy ushtrive, përmes shifrave

“Në Irak, nuk jam aq i sigurt se sa ata në të vërtetë japin një kontribut zyrtar për të na pritur aq sa janë të lumtur që na kanë”, ka thënë ndër tjerash Carle.

Ndërsa duke folur rreth asaj se si mund të rrjedhin zhvillimet ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, Carle vëren se sistemi politik amerikan është kryesisht i paralizuar në mënyrë që çdo “veprim koherent, vendimtar” në marrëdhëniet ndërkombëtare do të jetë i vështirë për t’u kryer.

“Ka pasur një prirje të fortë nga ana e gjysmës së vendit për të hequr praninë amerikane nga Iraku, gjë që vlerësohet si një fatkeqësi… Por që të largohesh tani do të ishte një problem”, thotë Carle.

“Kështu që, nuk shoh se do të largohemi shpejt, përveç nëse njeriu në Zyrën Ovale në të vërtetë nuk arrin të veprojë sipas detyrimeve të tij”.

Kujtojmë se rritja e tensioneve në rajon ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi një sulm ndaj Qassem Soleimani.

Soleimani, arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit, si shef i forcave të Qudsit të Gardës Revolucionare, u vra në një sulm me dron amerikan derisa gjendej në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.

Trump kishte para vetes disa opsione dhe ai zgjodhi "më ekstremin" - mediat amerikane tregojnë se si erdhi deri te vendimi për vrasjen e gjeneralit iranian
Lexo po ashtu Trump kishte para vetes disa opsione dhe ai zgjodhi "më ekstremin" - mediat amerikane tregojnë se si erdhi deri te vendimi për vrasjen e gjeneralit iranian

Si përgjigje, përveç sulmeve me raketa, autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Sipas mediave, një “ofertë e tillë” është bërë gjatë transmetimit televiziv të funeralit nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë.

Veç kësaj, Irani ka bërë të ditur se nuk do të respektojë me asnjë kufizim të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, njoftoi të dielën televizioni shtetëror i vendit.

Gjithashtu, vrasja e gjeneralit iranian ka ndikuar që një vendim të merret edhe nga Parlamenti i Irakut, i cili ka nxjerrë një rezolutë me të cilën kërkohet largimi i trupave amerikane nga vendi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori