LAJMI I FUNDIT:

Sa jemi bashkuar?

Në jubileun e njëqindvjetorit të pavarësisë së shtetit të Shqipërisë dhe në trembëdhjetë vjetorin e lirisë dhe katër vjetorin e pavarësisë së Kosovës, janë shtuar zërat për një bashkim të mundshëm kombëtar. Këto zëra janë të njerëzve të shoqërisë akademike. Por, asnjëherë nuk është diskutuar se brenda këtyre viteve sa jemi bashkuar?

Edhe pse pas përfundimit të luftës filluan diskutimet për një bashkim të mundshëm me Shqipërinë, për këtë bashkim, që në fakt ishte luftuar, një gjë e tillë nuk ndodhi. Shpallja e pavarësisë së Kosovës si dhe prezantimi i Kosovës me simbole të reja, disi i zbehi edhe këto zëra. Por, faktet flasin ndryshe.

Në disa aspekte ne veç se jemi bashkuar shumë. Ndërtimi i rrugës së kombit ka bërë që Tirana dhe Prishtina të bashkohen në tre-katër orë. Sot, nëpërmjet kësaj rruge, Shqipëria është bërë vendi ku më së shumti vizitohet nga kosovarët. Kjo rrugë, e cila ishte një nevojë shumë e madhe, ka mundësuar që sot ne, si asnjëherë më parë, të njihemi me Shqipërinë të cilën e kishim lexuar dhe mësuar në librat e historisë. Po ashtu, ndërtimi i kësaj rruge ka ndikuar edhe në turizmin shqiptar ku vendet që sot vizitohen gjatë pushimeve verore janë Durrësi, Saranda, Vlora, etj. Bregdeti shqiptar është bërë më i prekshëm nga qytetarët e Kosovës.

Sot, si asnjëherë më parë kemi edhe marrëveshje bashkëpunimi të ministrive homologe. Ky, bashkëpunim do të hap rrugë të zhvillimit në sektor të ndryshëm të dy shteteve, duke shkëmbyer idetë dhe përvojat në mes vete.

Në aspektin kulturor dhe arsimor po ashtu ka bashkëpunime të ndryshme. Marrëveshja dhe funksionimi i një portali të përbashkët ndërmjet Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës dhe Tiranës e dëshmon këtë fakt. Po ashtu, arritja e marrëveshjes për unifikimin e abetares për të dyja shtetet do të mundësoj që fëmijët e të dyja shteteve t’i mësojnë shkronjat shqipe në një libër të përbashkët. Në festivale të ndryshme, pjesëmarrja e artistëve dhe këngëtarëve kosovarë dhe anasjelltas është në masë të madhe. Bashkëpunimet e ndryshme në këngë, sa që këngëtarët në mes vete ndihen një.

Prezantimi i Shqipërisë në Eurosong nga këngëtarja kosovare, Rona Nishliu, dëshmon nivelin e bashkëpunimit në aspektin muzikor. Panairet e ndryshme të librit që organizohen në Prishtinë dhe Tiranë mundësojnë që të bashkohen të gjithë ata që shkruajnë shqip. Aty bashkohen shkrimtarët të dy shteteve duke unifikuar edhe aspektin letrar. Pra, kanë rast të lexohen dhe të rinjihen ndërmjet vete më shumë. Ky lloj bashkëpunimi vetëm e ka ribashkuar kulturën e përbashkët që e kemi si shqiptar. Thjeshtë kufijtë janë thyer.

Edhe mediat kanë luajtur një rol të madh në bashkimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Ata kanë mundësuar, që me platformat e tyre të përhapin zhvillimet brenda këtyre dy shteteve. Platforma “Digitalb” me revolucionin që ka bërë ka ndikuar drejtpërdrejtë në gjuhën e kosovarëve. Ajo në një mënyrë ka rifreskuar gjuhën për kosovarët, sidomos të fëmijëve të cilët flasin më mirë shqip se të rriturit. Emisionet e ndryshme në televizionet, janë bërë përditshmëri për qytetarin e Kosovës, po ashtu edhe të Shqipërisë.

Kombëtarja shqiptare në futboll ka dëshmuar më së miri se si arrihet bashkimi dhe si luftohet për Shqipërinë. Pra, kombëtarja shqiptare në vete ka futbollist kosovar që vetëm sa shtohen duke shprehë dëshirën për t’i mbrojtur ngjyrat e shtetit amë. Edhe prezantimi i Shqipërisë në lojërat olimpike në Londër nga xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, vë në pah mundësin që i jep Shqipëria sportistëve kosovar për t’u prezantuar në botë, por edhe nga ana tjetër vullneti i sportistëve kosovar për të kontribuar për shtetin shqiptar.

Këto pika bashkimi janë dëshmi se ne e kemi në vullnetin tonë kombëtarë bashkimin dhe në një masë të madhe, jemi bashkuar. Këto dëshmojnë edhe një herë se Kosova me Shqipërinë po bashkohen në aspektin shpirtëror edhe pse për atë politikë nevojitet edhe pak kohë që të rinjihen. Sepse edhe Shqipëria si shtet nuk është në gjendje ta integroj Kosovën brenda vetes, por edhe Kosova si shtet i ri ende nuk është e gatshme që të integrohet brenda Shqipërisë. Por, një gjë është e sigurt se këto zhvillime që po ndodhin midis këtyre dy shteteve, do të ndikojnë që në një të ardhme të afërt të kemi një bashkim politiko-administrativ. Këto zhvillime do ta mundësojnë një gjë të tillë.

Në trend

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori