LAJMI I FUNDIT:

“Përballje”: Sa janë të sigurta prodhimet vendore? (Video)

“Përballje”: Sa janë të sigurta prodhimet vendore? (Video)

Në emisionin “Përballje”, bashkëprodhim i RTV “Dukagjini” dhe Telegrafi.com, po diskutohet për cilësinë e sigurinë e prodhimeve vendore. A po mashtrohen kosovarët në produkte dhe sa jemi të sigurt çka konsumojmë?

Pse në një anë po bëhet thirrje për konsum të prodhimeve vendore e në anën tjetër thuhet se janë të dëmshme e jo të sigurta?


A po përdoret vaji i palmës në prodhimet e qumështit dhe çka mund të ndikojë kjo në shëndetin e njeriut? A duhet djathi me përbërje të vajit të quhet djathë dhe a ndodhë kjo në tregun e Kosovës?

A siguron Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës që vaji i palmës i përdorur për prodhime të qumështit nuk është kancerogjen? Pse konsumatori thotë se ka humbur besimi në institucione? A është djathi i Kosovës me vaj të palmës dhe a po u tregohet e vërteta konsumatorëve?

Kush sipas Alajdin Fushës po dëshiron me i dëmtu prodhimet vendore e si përgjigjet për këto Ramadan Memaj?

A ka luftë për treg mes kompanive vendore dhe kjo po dëmton imazhin e prodhimet vendore?

Për këtë tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Flamur Kadriu – nga Agjencia e Ushqimit e Veterinarisë

Alajdin Fusha – nga Kompania vendore “Abi”

Ramadan Memaj – nga Shoqata e Qumështarëve të Kosovës dhe

Selatatin Kaçaniku – nga organizata “Konsumatori”

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/