LAJMI I FUNDIT:

Sa janë aditivët të (pa)rrezikshëm?

Sa janë aditivët të (pa)rrezikshëm?

A do të thotë mbishkrimi “pa konservans” njëkohësisht që edhe produkti është pa aditiv, cili jogurt (i pemëve apo i rëndomtë) përmban më shumë ngjyra dhe shije artificiale, pra si t’i dallojmë produktet të cilat përmbajnë më së shumti shtojca.

Shumë hulumtime shkencore na tregojnë për lidhjen shkak-pasojë midis konsumimit të disa aditivëve ushqimorë dhe shfaqjes së pengesave shëndetësore dhe të sëmundjeve siç janë alergjia, mundimet, dhembja e kokës, çrregullime të metabolizmit, sindromës së “restorantit kinez”, osteoporozës, dëmtimit të dhëmbëve, sëmundjes së Alzejmerit, tumoreve të ndryshme, hiperaktivitetit, sindromës së çrregullimit të të parit te fëmijët.

Shprehitë në ushqim ndikojnë dukshëm në futjen e aditivëve në organizëm. Me ushqim të njëllojtë fusim në organizëm sasi të mëdha të disa aditivëve, p.sh. fëmijët të cilët pinë sasi të mëdha të pijeve freskuese dhe lëngjeve të ëmbëlsuara në mënyrë artificiale, lehtë mund ta tejkalojnë dozën e preferuar ditore.


Janë të paktë ata të cilët në etiketat me shkronja të imta lexojnë atë se çfarë përmban ai produkt që kanë vendosur ta hanë, përkatësisht çka do të thotë numri pranë germës E.

A mund t’u bëjë dëm të gjithë konsumueseve ndonjë nga përbërësit? Çka i dëmton fëmijët e çka alergjikëve apo personat e që kanë peshë të madhe trupore?

Shtojcat e ushqimit

▪Emulgatorët lidhin materiet të cilat nuk mund të lidhen natyrshëm siç janë uji dhe yndyra.

▪ Ngjyrat i bëjnë produktet më joshëse për syrin. Duke përmirësuar shijen në rastin kur materie natyrale në produkt ka më pak, ndërkaq ato produktin e bëjnë më të shijshëm.

▪Konservanset zgjasin afatin e produktit.

▪ Sheqeri artificial vihet në ushqimin dietal dhe në pije.

Më parë të gjitha ushqimet kishin përbërje origjinale. Mirëpo tani ushqimet kanë përbërje jo edhe aq të shëndetshme. Në përbërje të ushqimeve kanë filluar të përdoren shumë aditivë të ndryshëm.

Aditivët e ushqimeve janë kemikale të cilat i shtohen ushqimeve për të përmirësuar pamjen dhe shijen. Ekzistojnë me qindra aditivë të ndryshëm të cilët vërtetë janë shumë të dëmshëm për shëndetin tonë.

Këtu më poshtë kemi paraqitur disa nga adititivët më të dëmshëm që përmbajnë ushqimet të cilat ne i konsumojmë çdo ditë.

1. ‘Olestra’

Olestra ka një përbërje prej O kalorive, që do të thotë se është e përdorur tek dietat. Olestra ka filluar të përdoret që nga vitet e 90-ta, ku përveç që shkakton diarre, gjithashtu edhe ndërhyn në funksionin e trupit për të absorbuar disa nga ushqyesit vendimtarë si beta karotine dhe likopene (përbërës antioksidant që i jep ngjyrë domateve, pemëve dhe disa perimeve tjera).

Ndërsa një studimi i universitetit ‘Purdue’ ka zbuluar që yndyrat ‘false’ si Olestra mundë të ndikojnë në shtim të peshës më shumë se yndyra e vërtetë.

2. ‘Ngjyrosjet’ karamele

Ky pigment artificial fitohet duke nxehur sheqerin. Shpesh herë kjo përmbajtje përfshin edhe amoniak Ky aditiv gjendet nga pijet e lehta dhe salcat e deri tek buka dhe pastat.

Kur përbëhet vetëm nga sheqeri është relativisht i parrezikshëm, ndërsa kur bëhet me amoniak atëherë mund të shkaktojë kancerin, siç ishte vërtetuar edhe tek një eksperiment i mëhershëm i testuar tek minjtë.

3. Sakarina

Ky sheqer diabetik artificial u krijua aksidentalisht në vitin 1870. Në vitin 1977 ishte bërë një hulumtim në minj, ku doli që Sakarina është shkaktar i tumoreve dhe që atëherë ushqimet me këtë aditivë u është vendosur një përmbajtje paralajmëruese.

Mirëpo në vitin 2000 paralajmërimet iu hoqën, përkundër faktit që në 2008 shkencëtarët dëshmuan dëmet që shkakton sakarina duke filluar që nga shtimi në peshë.

4. Kaliumi ‘Bromate’

Përbërësi i cili iu shtohet miellit në përgatitje të bukës për t’u fryrë gjatë pjekjes. Ky aditiv pas dëshmisë që ndikon në përhapje të tumorit në veshka, është ndaluar rreptësisht në shumë vende të botës.

Në Kaliforni produktet të cilat përmbajnë këtë aditiv duhet të kenë të etiketuar përmbajtjen në to.

5. ’Sulfitet’

Produktet të cilat kanë përmbajtje të kemikaleve që shërbejnë për ngjyrosje të ushqimit, duke liruar dioksidin e sulfurit krijojnë rritje të baktereve. Sulfitet janë përdorur për të mbajtur ushqimin e freskët për një kohë më të gjatë.

Mirëpo disa njerëz, posaçërisht personat që vuajnë nga astma përjetojnë probleme në frymëmarrje gjatë ekspozimit të aditivit. /Telegrafi/