LAJMI I FUNDIT:

Sa gjatë guxoni t’i mbani produktet e bukurisë?

Sa gjatë guxoni t’i mbani produktet e bukurisë?

Shumica prej nesh i kemi tualetet e mbushura me shumë produkte të bukurisë.

Duke filluar nga kremat, shamponët, buzëkuqtë, etj.


Disa prej këtyre gjërave i kemi blerë, disa i kemi pranuar si dhurata, e disa tjera janë aq moti saqë kemi harruar se përse i kemi ato, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, ne vazhdojmë t’i mbajmë këto produkte dhe i injorojmë afatet e skadimit.

Por, përdorimi i produkteve të bukurisë të cilave u ka skaduar afati mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore.

Prandaj, më poshtë e keni një listë që tregon se sa gjatë guxoni t’i mbani produktet e ndryshme të bukurisë.

Guxoni t’i mbani 2-3 muaj
– Maskarat
– Maskat e fytyrës

Guxoni t’i mbani 6-12 muaj
– Elajnerin e lëngët
– Kremin e syve
– Pastruesin e fytyrës
– Serumin

Guxoni t’i mbani 1 deri në 1 vit e 5 muaj
– Shkëlqyesin e buzëve
– Kremin e fytyrës
– Kremin kundër diellit
– Sapunin
– Xhelin e dushit
– Xhelin e vetullave

Guxoni t’i mbani deri në 2 vjet
Lapsin e syve dhe të buzëve
– Ngjyrën e thonjve
– Locionin e trupit

Guxoni t’i mbani deri në 3 vjet
– Shamponin
– Zbutësin
– Parfumin
– Sprejin e flokëve. /Telegrafi/