LAJMI I FUNDIT:

Sa energji rigjenerojnë veturat elektrike në tatëpjetë?

Sa energji rigjenerojnë veturat elektrike në tatëpjetë?

Se sa me efikasitet një veturë mund të rigjenerojë energji varet nga shumë faktorë, si p.sh. lloji i rrugës, motori elektrik i integruar dhe bateria.

Automobilat elektrik mund të kthejnë deri në 40 për qind të energjisë së përdorur gjatë vozitjes në sistemin e drejtimit. Kjo u vërtetua në një test të ri nga Klubi i Automobilave Gjerman (ADAC).


Falë rigjenerimit të motorit elektrik, energjia mund të rikuperohet kur vozitni në tatëpjetë dhe kur shoferi heq këmbën nga pedali i gazit. Se sa me efikasitet një makinë mund të rigjenerojë energji varet nga shumë faktorë, si p.sh. lloji i rrugës, motori elektrik i integruar dhe bateria.

Në një provë të kryer nga ADAC, automobili elektrik Dacia Spring kaloi një seksion në Alpe. Në një drejtim, i cili përbëhej kryesisht nga të përpjetat, konsumi ishte 26.4 kWh/100 km.

Megjithatë, konsumi në drejtimin tjetër ishte -7.1 kWh/100 km.

BMW i7, me peshë mbi 2.8 ton, konsumoi një 59.3 kWh/100 km në një drejtim, por -26.3 në tjetrin.

Potenciali më i madh i kursimit është në trafikun e qytetit, ku një test i mëparshëm nga organizata GreenNCAP tregoi se automjetet elektrike mund të kthejnë më shumë se 30 për qind të energjisë së përdorur në sistem.

Konsumi në kWh/100 km

Veturat: përpjetë – teposhtë

Dacia Spring 26.3; -7.05

Tesla Model Y 48.8; -17.6

BMW i7 59.3; -26.3 /Telegrafi/