LAJMI I FUNDIT:

SA E SA NJERËZ …

SA E SA NJERËZ …
Ilustrim

Nga: Argyris Chionis
Përktheu: Romeo Çollaku

Oh, po, e kam marrë vesh mirë se mund të mbytesh edhe pa hipur në anije ndonjëherë, se mund të fundosesh përgjithmonë edhe pa lundruar kurrë në oqean.


Sa e sa njerëz u mbytën brenda kostumit, sa e sa në kolltukun e thellë, sa e sa i mbuloi në jetë të jetëve jorgani me pupla.

Dhe kushedi se sa të tjerë do jenë mbytur në supën e vakët, në një filxhan kafe, në një lugë gliko …

U qoftë i ëmbël gjumi ku dremisin thellë, u qoftë i ëmbël dhe pa ëndrra.

E lehtë u qoftë shtëpia që i mbulon.

Në trend Kultura

Më shumë
“Grali i Shenjtë” në trojet shqiptare!? (Video)

“Grali i Shenjtë” në trojet shqiptare!? (Video)

Kultura
EPIKA

EPIKA

Poezi
Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Kulture
Eggs Benedict

Eggs Benedict

Fjala+
NËNA IME

NËNA IME

Fjala+
“Ditët e Mios”

“Ditët e Mios”

Kulture
Kalo në kategori