LAJMI I FUNDIT:

Sa ditë pushim vjetor i kanë futbollistët profesionistë me kontratë dhe si i shfrytëzojnë ato?

Sa ditë pushim vjetor i kanë futbollistët profesionistë me kontratë dhe si i shfrytëzojnë ato?

Shumë sportistë të njohur tashmë po shijojnë një pushim të merituar në fund të sezoneve rraskapitëse, por kjo nuk po ndodh me shumë futbollistë që kanë detyrime në Ligën e Kombeve me ekipet kombëtare.

Ata do të presin edhe disa ditë për të filluar pushimin e merituar. Por sa pushojnë futbollistët dhe si është e rregulluar kjo?


Futbollistët profesionistë kanë marrëveshje kolektive që parashikon ditët e pushimeve dhe kohëzgjatjen e tyre.

Duke pasur parasysh Kampionatin Botëror në Katar dhe fillimin e hershëm të sezonit të ri që janë në program për këtë vit, pyetja është se sa kohë do të kenë për të kryer pushimet.

Futbollistët kanë kontratën e tyre kolektive nga viti 2015, e cila në lidhje me kohën e pushimit vjetor përcakton:


  • Futbollistët kanë të drejtë për pushim vjetor me pagesë prej 30 ditësh kalendarike, ku të paktën 21 ditë mund të përdoren në mënyrë të pashkëputur, dhe pjesa tjetër kur palët bien dakord.
  • Periudha e pushimit vjetor në asnjë rast nuk mund të zëvendësohet me kompensim ekonomik.
  • Për të përcaktuar sa më saktë pikën e parë, viti i llogaritjes së pushimit vjetor llogaritet nga data e fillimit të punësimit të lojtarit.

/Telegrafi/