Ryan Gosling bëri një paraqitje shumë të rrallë publike së bashku me partneren e tij Eva Mendes, në emisionin e Jimmy Fallon, e posaçërisht në ditëlindjen e 52-të të aktores.

Aktori 45-vjeçar, i cili po përgatitet për publikimin e filmit të tij të ardhshëm “Project Hail Mary”, u shoqërua nga aktorja gjatë episodit të së enjtes të emisionit “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.


Dyshja u takua për herë të parë në vitin 2011 gjatë xhirimeve të filmit “The Place Beyond the Pines”, dhe që atëherë e kanë mbajtur kryesisht larg vëmendjes së mediave lidhjen e tyre romantike.


Si Gosling ashtu edhe Mendes u panë duke buzëqeshur gjerësisht ndërsa qëndronin pranë njëri-tjetrit, duke marrë një mirëseardhje të ngrohtë nga moderatori Jimmy Fallon dhe publiku në studio.

Më vonë, çifti u pa duke qëndruar pranë një pankarte të madhe ku shkruhej “Urime Ditëlindjen Eva!”, e cila mbahej nga një bandë marshuese.

Copëza shumëngjyrëshe binin në tokë brenda studios ku po zhvillohej xhirimi i emisionit të natës vonë.

Eva Mendes u shfaq me shumë stil, e veshur me një palë xhinse të gjera, të kombinuara me një këmishë të zezë me motive dhe një kardigan me vija blu.

Flokët e saj ngjyrë kafe ishin të ndarë anash dhe binin lehtë mbi shpatulla në valë të buta.