LAJMI I FUNDIT:

Rutinë e plotë e ushtrimeve me peshë të trupit që mund t’i kryeni në shtëpi (Video)

Rutinë e plotë e ushtrimeve me peshë të trupit që mund t’i kryeni në shtëpi (Video)

Digjni kalori dhe fitoni forcë në shtëpinë tuaj vetëm duke e “dënuar” veten me këtë rutinë ushtrimore.

Nëse jeni i dhënë pas muskujve dhe dëshironi të humbni peshë, atëherë veçse i keni të gjitha paisjet që ju duhen për ta arritur këtë, transmeton Telegrafi.


Kjo rutinë ushtrimore e cila përfshin të gjithë pjesët e trupit, e përdorë vetëm peshën e trupit për të ndërtuar forcë, përderisa periudhat e shkurtra kohore të pushimit ndihmojnë në djegien e kalorive të tepërta.

Të gjitha ushtrimet i bëni sipas rendit, tri herë në javë, me një ditë pushim ndërmjet. Me këto ushtrime do të bëheni më të fuqishëm, do të humbni kile dhe do të keni pamje tërheqëse.

Pistol Squat – Seta: 3 / Përsëritje: 14 / Pushim: 30 sekonda

Burpee – Seta: 3 / Përsëritje: 20 / Pushim: 30 sekonda

Handstand wall walk – Seta: 3 / Përsëritje: 10m lart / Pushim: 30 sekonda

Spaceman Jump – Seta: 3 / Përsëritje: 30 sekonda / Pushim: 30 sekonda

Standing long jump – Seta: 3 / Përsëritje: 8 / Pushim: 30 sekonda

Side planks – Seta: 3 / Përsëritje: 4 / Pushim: 30 sekonda

Bench dips:  Seta: 3 / Përsëritje: 12/ Pushim: 60 sekonda /Telegrafi/