LAJMI I FUNDIT:

Ruskovska: Nuk kam njohuri për materialet e përmendura nga Mickoski, i bëjë thirrje që nëse ka prova t’i dorëzojë

Ruskovska: Nuk kam njohuri për materialet e përmendura nga Mickoski, i bëjë thirrje që nëse ka prova t’i dorëzojë

Prokurorja që udhëheq rastin “Haraçi” Vilma Ruskovska, thotë se nuk ka njohuri për USB-në e përmendur nga lideri i opozitës së OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski këtë pasdite, i cili dëgjoi se ai kishte materiale komprometuese për politikanët e nivelit të lartë.

“Ende ka disa mjete të dërguara për ekzaminim ekspert që nuk kanë përfunduar. Nuk e kam idenë për një material të tillë të cilën e theksoi Mickoski. Nëse ai ka prova, unë e nxis atë të vijë në Prokurori dhe t’i paraqesë ato”, tha Ruskovska për “Fokus”.


Mickoski në një konferencë shtypi këtë pasdite duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarve nëse ai ka informacion për ndonjë USB të Ljupço Palevskit – Palço i cili është në është në paraburgim në Beograd për disa muaj, tha se ai ka dëgjuar, por është në nivel spekulimesh.

“Kam dëgjuar gjithashtu që ky lloj materiali ekziston. Është spekuluar në opinion se ekziston një USB e cila është i shënuar në prokurori nën numrin NSKRO74/17 dhe se ka shumë gjëra me të cilat duhet të njoftohet opinioni në Maqedoni, por unë nuk kam asnjë informacion të konfirmuar. E gjithë kjo është në nivelin e spekulimeve, nëse është e vërtetë është katastrofike. Është një humbje tjetër për prokurorinë dhe gjyqësorin”, tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, ka disa zëra se materialet janë gjetur në momentin kurë është bërë kontroll tek një i dyshuar për rastin “Haraçi” dhe se gjendet në Prokurori./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori