Ruskovska: Informacioni për paraburgimin e Mijallkovit nuk ka dalë nga Prokuroria
Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska në një deklaratë për “TV Sitel”, mohoi se informacioni për paraburgimin e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov ka dalë nga ata.
“Nuk ekziston një mundësi e tillë, sepse informacionin e parë të cilin unë e dërgova në MPB e shkruaja vetë në kabinet në orët e pasdites të së shtunës dhe nuk ishte askush në punë përveç meje. Dje, të dielën, erdhën vetëm kolegët Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov tashmë me propozim të përgatitur për gjykatë për përcaktimin e masës së paraburgimit kështu që përveç neve të treve të dielën nuk e dinte askush. Absolutisht e përjashtoj mundësinë se informacioni ka dalë nga Prokuroria”, deklaroi Ruskovska.
Prej dje pasdite, Mijallkovi është i pakapshëm dhe policia nuk arriti t’ia dorëzojë vendimin për arrestin shtëpiak, që si masë të kujdesit, me kërkesë të prokurorisë e solli Gjykata Penale.
Ministria e Punëve të Brendshme fillimisht shpalli urdhër arrest kombëtar, ndërsa pasdite edhe urdhër arrest ndërkombëtar për Mijallkovin. Në ndërkohë, në stacionin policor në bisedë informative po thirren anëtarë të familjes së Mijallkovit dhe sigurimit të tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mitsotakis: Nëse Qeveria e re në Shkup konteston Marrëveshjen e Prespës, rruga europiane do të jetë e mbyllur
“Më ndihmoni po humbas gjak”, shqiptarja qëllohet me thikë jashtë shkollës në Britani, tmerrohen fëmijët dhe prindërit
Eksperti gjerman, Konrad Clewing: Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për Këshill të Evropës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251