LAJMI I FUNDIT:

Ruskovska dhe tre prokurorë tjerë janë në garë për shefin e ri të Prokurorisë

Ruskovska dhe tre prokurorë tjerë janë në garë për shefin e ri të Prokurorisë
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Ermon Neziri nga Prokuroria Publike e Shkupit, Islam Abazi dhe Desa Paunovska nga Prokuroria e Lartë e Gostivarit si dhe Villma Ruskovska, ish kryeprokurore e krimit të organizuar, janë kandidatët e paraqitur që përmbushin kriteret për prokuror publik në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa Engjëllushe Kadriu – Lleshi ka tërhequr kandidaturën.

Për herë të parë, pas ndryshimeve të ligjit për prokuror publike, zgjedhja shefit të ri të kësaj prokurorie zgjidhet nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publike me votim nga ana e të gjithë prokurorëve publik në shtet. Në këtë mënyrë, 163 prokuror publik do të votojnë për zgjedhjen e njërit nga katër kandidatët e paraqitur, në votimin që do të zhvillohet më 7 nëntor.


Pas votimit, do të dorëzohen rezultatet ndërsa këshilli në afat prej shtatë ditësh pas votimit, duhet të mbajë seancë në të cilën do të miratojë vendim për emërimin e prokurorit publik që ka marrë më shumë vota nga kandidatët e paraqitur.

Mandati i shefes së suspenduar të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, Vilma Ruskovska zgjat deri më 14 nëntor. Por, edhe përskaj kësaj, Ruskovska pret që kolegët ta votojnë dhe të zgjidhet sërish në këtë pozitë.

Kujtojmë se, kryeprokurori publik, Lubomir Joveski më 16 gusht miratoi vendim për largim nga funksioni të Ruskovska përderisa zgjat procedura penale e ngritur pas kallëzimit penal nga ish drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi për bastisjen më 18 korrik në këtë institucion. Në lidhje me këtë vendim, Ruskovska dorëzoi ankesë në Këshillin e Prokurorëve, por këshilli ia hodhi poshtë ankesën

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori