LAJMI I FUNDIT:

Ruskoska: Çavkovi më 27 prill ka qenë në shtabin e OBRM-PDUKM-së, ka komunikuar edhe me Gruevskin

Ruskoska: Çavkovi më 27 prill ka qenë në shtabin e OBRM-PDUKM-së, ka komunikuar edhe me Gruevskin

Në seancën e sotme për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, prokuroret Villma Ruskoska dhe Ivana Trajçeva kanë dhënë fjalët përfundimtare.

Ruskoska tha se shumë punë kanë ndryshuar në gjykatë dhe jashtë saj, prej kur ka filluar gjykimi për 27 prillin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjykimi për mua si person ka shkaktuar ndjenjën e hidhërimit dhe turpit, për shkak të traumës që përjetoi shtëpia më e lartë ligjvënëse”, tha Ruskoska.

Ajo foli edhe për Ligjin për amnisti, për të cilin tha se ka ndikuar në mosndëshkueshmërinë. Ajo tha se vetëm faktet janë të rëndësishme, pasi atë ditë qytetarët kanë parë shumë dhunë.

Prokurorja Ruskoska tha se shefi i atëhershëm i Byrosë për Siguri Publik Mitko Çavkov, ka qenë në shtabin e OBRM-PDUKM-së dhe prej atje ka dhënë urdhra për veprime pasive.

Ajo tha se nuk kanë mundur ta gjejnë celularin e Çavkovit, pasi e ka humbur nëpër spitale. Ajo tha se komunikimi i Çavkovit ka qenë përmes Viberit.

“Kur Çavkovi ka marrë mesazhin se do të zgjedhet kryetari i Kuvendit, të njëjtin mesazh ia ka dërguar edhe Nikolla Gruevskit, që është konfirmuar nga analiza e celularit të Trajko Veljanoskit”, tha mes tjerash Ruskoska.

Ndryshe, për ngjarjet e 27 prillit fillimisht u akuzuan 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “terrorizëm” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”, ndërsa me Ligjin për amnisti 15 persona u liruan nga akuzat.

Të akuzuar për “të enjten e përgjakshme” tani janë: Mitko Çavkov, Mitko Peshov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski Levi, Oliver Popovski, Oliver Radulov, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Igor Durllovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Goranca Angelovski-Çento, Igor Jug, Vllatko Trajkovski, Villiam Mihajllovski, Nikola Mitrovski Koljo, Sasho Markovski dhe Aleksandar Vasilevski Nixha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori