Svetlana Timofeeva, rusja e arrestuar në Shqipëri dhe e akuzuar për spiunazh ka kërkuar azil politik në vendin tonë.
34-vjeçarja po mbahet në burg për sulmin ndaj ushtarëve në uzinën e Gramshit me dyshimin se do merrte informacione sekrete.
Rusja ka kërkuar azil politik, me argumentin se nëse kryhet procesi i ekstradimit i kërkuar nga Rusia asaj do t’i rrezikohet jeta.
Përmes një letre të gjatë të firmosur nga avokati Isuf Shehu, 34-vjeçarja që konsiderohet si spiune nga prokuroria e Elbasanit, shpjegon se gjatë vitit 2018 ka dalë haptazi kundër Putinit dhe për këtë shkak drejtësia ruse e kërkon për akuzën e marrjes së paligjshme të informacionit, raporton Top Channel.
“Federata Ruse ka paraqitur kërkesën për ekstradim për një vepër me karakter politik, pra kërkohem për qëllime politike”, shkruan më tej Timofeeva, në kërkesën për azil të dorëzuar drejtorisë së përgjithshme të zhvillimit për migracionin dhe azilin si dhe policisë së kufirit në Tiranë.
Duke kujtuar konventën evropiane, si argument tjetër të persekutimit, Timofeeva shton bindjet e ish-bashkëshortit, që e konsideron një përkrahës të Putinit. Bindjet politike, nënvizon 34-vjeçarja e arrestuar në Shqipëri, së bashku me Mikhail Zorin dhe Fedir Aplatov, ishin shkaku kryesor i divorcit.
Duke e barazuar misionin e medias me atë të blogerimit, e dyshuara si spiune në Shqipëri, kujton dënimin në 6 korrik 2020 të gazetares Svetlana Prokopyeva, e cila mbas një transmetimi ku kritikoi në radio klimën represive në Rusi, u dënua nga një gjykatë ushtarake. Timofeeva parashikon se edhe ajo do t’i nënshtrohet trajtimit çnjerëzor dhe torturues, në rast se ekstradohet.
Dy rusët Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç po përballen me gjykatat shqiptare për dyshimet e spiunazhit. Ata u kapën në flagrancë në uzinën ushtarake të Çekinit në Gramsh duke fotografuar. Ndërsa në sendet personale të tyre u gjetën mjaft materiale të tjera të disa pikave të rëndësishme që njihen si infrastrukturë kritike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Arrestohet trafikant 32-vjeçar nga Shtipi
“Le të guxojë ndonjë ambasador të diskutojë dekretet e Presidentit”, Meta sulmon ndërkombëtarët: Unë i pari do t’i tregoj vendin
Poligrafi një instrument i mundshëm në luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Plagosen dy persona në Ferizaj
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë