LAJMI I FUNDIT:

Rusisë i mungojnë forcat për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – thotë ISW

Rusisë i mungojnë forcat për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – thotë ISW

Siç është raportuar së fundmi, kreu i Gardës Kombëtare të Ukrainës, Oleksandr Pivnenko, nuk e ka përjashtuar një përpjekje ruse për të shënjestruar qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkivin.

Madje, bëhet e ditur se Kharkivi ka qenë qendra e sulmeve të fundit ajrore ruse.

Por, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me bazë në SHBA ka vlerësuar se ushtrisë ruse “i mungojnë forcat e nevojshme për të pushtuar qytetin”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Gjithashtu, edhe komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskyi, ka njoftuar se kërcënimi i një pushtimi po bën që Ukraina të ndajë fonde shtesë për të mbrojtur qytetin.

Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina
Lexo po ashtu Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

ISW tha: “Syrskyi vuri në dukje se forcat ukrainase kohët e fundit kanë përmirësuar pozicionet e tyre pranë Synkivka, në lindje të Kharkivit”.

“Efektshmëria luftarake e rusëve mund të vihet në pikëpyetje për shkak të paaftësisë së tyre për të kapur Synkivka, pavarësisht nga sulmet e përsëritura të këmbësorisë masive”, shtoi ISW.

Ndryshe, instituti vazhdon të vlerësojë se një ofensivë e mundshme ruse për të pushtuar Kharkivin do të përbënte sfida për rusët, e sidomos pasi ukrainasit të pajisjen mirë me ndihmat ushtarake amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kalo në kategori