Zyrtarët amerikanë të zbulimit thanë të martën se qeveria ruse u përpoq të ndikonte në fushatën presidenciale të 2020-s në SHBA me “aludime mashtruese ose të pabazuara” kundër kandidatit të atëhershëm Joe Biden përmes disa aleatëve të ish-Presidentit Trump dhe të administratës së tij.
Ky vlerësim jepet në një raport prej 15 faqesh për ndërhyrjet në zgjedhje, të botuar nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar.
Në raport thuhet se Presidenti rus Vladimir Putin ishte në dijeni dhe me gjasë i drejtoi vetë përpjekje për të manipuluar fushatën presidenciale të SHBA.
Raporti nënvizon aludimin se aleatët e zotit Trump bënë lojën e Moskës, duke amplifikuar në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit pretendimet e ngritura kundër zotit Biden nga disa figura ukrainase të lidhura me Rusinë. Biden mundi ish-Presidentin Trump në zgjedhje dhe mori detyrën si president më 20 janar.
Agjencitë e zbulimit amerikan identifikuan edhe tentativa të tjera për të ndikuar te votuesit, duke përfshirë një “fushatë ndikimi të fshehtë shumëplanëshe” nga ana e Iranit, që synonte të ulte mbështetjen për Trump. Raporti gjithashtu nxjerr si të pavërtetë një version të mbështetur nga aleatët e Trump se Kina po ndërhynte në emër të kandidatit Biden. Raporti arrin në përfundimin se Pekini “nuk bëri përpjekje për ndërhyrje”.
“Kina kërkoi stabilitet në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe mendoi se nuk do t’ia vlente (të bënte diçka), pasi cilido rezultat zgjedhor nuk do t’i krijonte asaj ndonjë avantazh aq sa të rrezikonte një kundërpërgjigje nëse kapej,” thuhet në raport.
Zyrtarët amerikanë thanë se ata kishin zbuluar gjithashtu përpjekje nga ana e Kubës, Venezuelës dhe grupit militant libanez Hezbollah për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA. Megjithatë, thonë autorët e raportit, “në përgjithësi, ne vlerësojmë se ato ishin më të vogla në krahasim me ato të ndërmarra nga Rusia dhe Irani”.
Agjencitë amerikane të zbulimit dhe ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller disa vjet më parë arritën në përfundimin se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e 2016-s për t’i dhënë shtytje kandidaturës së zotit Trump me një fushatë propagande që synonte dëmtimin e kundërshtares së tij demokrate Hillary Clinton.
SANKSIONE KUNDËR RUSISË?
Televizioni CNN njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë sanksione ndaj Rusisë për ndërhyrjen e pretenduar të saj në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2020.
Duke cituar burime pa emër, CNN tha se sanksionet mund të shpallen qysh javën e ardhshme.
Irani gjithashtu ka të ngjarë të përballet me sanksione, njoftoi CNN. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë