LAJMI I FUNDIT:

Rusia shpall armëpushimin në Mariupol

Rusia shpall armëpushimin në Mariupol

Ministria ruse e Mbrojtjes, ka shpallur armëpushim në Mariupol, për t’i lejuar banorët të evakuohen nga ky qytet i rrethuar, raporton AFP.

Korridoret humanitare në Mariupol dhe Zaporizhzhia përmes portit Berdiansk që kontrollohet nga forcat ruse, do të hapet nga ora 10, ka njoftuar zyra e ministrisë ruse, transmeton Telegrafi.


Ata gjithashtu theksuan se agjencia për refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, do të asistojnë në operacionin e evakuimit.

Pentagoni thotë se Rusia "ka filluar të ripozicionojë forcat rreth Kievit"
Lexo po ashtu Pentagoni thotë se Rusia "ka filluar të ripozicionojë forcat rreth Kievit"

“Për të pasur sukses operacioni humanitar, propozojmë të kryhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të agjencisë për refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar”, është thënë ndër tjera.

Javën e kaluar, kryetari i këtij qyteti Vadym Boichenko, ka pranuar se rreth 160 mijë qytetarë kanë ngecur të ngujuar në qytetin por – pa ngrohje, ujë e ushqim. /Telegrafi/