LAJMI I FUNDIT:

Rusia rrit normën e interesit

Rusia rrit normën e interesit

Banka Qendrore e Rusisë rriti normat e interesit për të parën herë që prej fundit të 2014-ës dhe premtoi se nuk do të ndërhyjë në tregun e këmbimit valutor deri në fund të këtij viti, ndërkohë që pranoi edhe rreziqet nga zhvlerësimi i rublës dhe sanksionet amerikane.

Banka Qendrore rriti normën bazë të interesit në 7.5% nga 7.25% dhe sinjalizoi se nuk do të ketë ulje në një periudhë 1 vjeçare. Guvernatorja, Elvira Nabiullina, tha se vendimi për të rritur interesat është projektuar që të limitojë rreziqet e inflacionit të lartë, të nxitur nga luhatja e valutës.


Sipas guvernatores, mund të ketë rritje tjetër të normave të interesit, por kjo nuk do të thotë se ka nisur cikli i tkurrjes monetare. Për të frenuar luhatjen e kursit të këmbimit dhe ndikimin që ka patur te inflacioni gjatë kohëve të fundit, Banka Qendrore vendosi gjithashtu të ndalojë blerjen e valutave të huaja për rezervat e ministrisë së financave deri në fund të këtij viti.

Banka ka shpenzuar rreth 300 milionë dollarë në ditë në tregun e këmbimit valutor, përpara se t’i ndalonte këto praktika që të limitonte rënien e rubles.

Sipas bankës, faktorët gjeopolitikë kanë ndryshuar dhe pasiguria nga sanksionet amerikane është shtuar. Pas ndërhyrjes së bankës, rubla u stabilizua në 67.4 dollarë, që është niveli më i lartë që prej fundit të gushtit. /Telegrafi/