LAJMI I FUNDIT:

Rusia propagandon në Afrikë rreth agresionit në Ukrainë – gjermanët reagojnë ashpër duke i dhënë një përgjigje të rrallë rusëve

Rusia propagandon në Afrikë rreth agresionit në Ukrainë – gjermanët reagojnë ashpër duke i dhënë një përgjigje të rrallë rusëve

Rusia po vazhdon me propagandën e saj duke arsyetuar agresionin në Ukrainë dhe për këtë po i shfrytëzon rrjetet sociale, por që shumë shpejt po demantohet.

Në një mesazh të publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter, ambasada ruse në Afrikën e Jugut ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që po i jepet shtetit të tyre. Rusët po vazhdojnë që të thonë se në shtetin ukrainas po e luftojnë nazizmin.

“Të nderuar abonentë, ne kemi marrë një numër të madh letrash solidariteti nga afrikano-jugorët, si individë ashtu edhe organizata. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe jemi të lumtur që vendosët të qëndroni me ne sot, kur Rusia, si 80 vjet më parë, po lufton nazizmin në Ukrainë!”, ka shkruar ambasada.


Por, menjëherë ka reaguar ambasada gjermane në këtë shtet afrikan duke thënë se asgjë nuk ka me nazizmin ajo se çka po bën Rusia në Ukrainë, e cila gjë ka marrë shumë pëlqime.

“Na vjen keq, por nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj kësaj pasi kjo është më tepër se cinizëm. Ajo se çfarë po u bën Rusia fëmijëve, grave e burrave në Ukrainë nuk është për tu lavdëruar. Përfundimisht nuk është ‘luftë kundër Nazizmit. Turp kush do që bie në këtë grackë. Fatkeqësisht, ne jemi disi eksperta për Nazizmin”, kanë shkruar gjermanët në Twitter, të cilët kanë marrë pëlqime të shumta.

Theksojmë se rusët po mundohen tv arsyetojnë agresionin në çdo mënyrë, madje presidenti rus, Vladimir Putin ditë më parë ka deklaruar se me ukrainasit jemi vëllezër, të cilët po mundohemi t’i shpëtojmë nga pushtetarët nazist. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy ushtarë amerikanë sulmohen nga grupi rinor nacionalist në Turqi

Dy ushtarë amerikanë sulmohen nga grupi rinor nacionalist në Turqi

Turqia
Momenti kur një 'dron flakëhedhës' ukrainas i vë zjarrin një zone pyjore ku supozohet se ishin strehuar trupat ruse

Momenti kur një 'dron flakëhedhës' ukrainas i vë zjarrin një zone pyjore ku supozohet se ishin strehuar trupat ruse

Botë
Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Evropa
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit

Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit

Evropa
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike

Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike

Azia
Kalo në kategori