Rusia është në prag të falimentimit historik financiar, nga viti 1998, që lidhet me borxhin, pasi afati i së dielës për ta bërë pagesën në vlerë prej 100 milionë dollarësh, duket se do të skadojë.
Edhe pse thuhet se ka para për ta bërë një gjë të tillë, kjo është e pamundur ngase sanksionet kanë bërë që të mos pranohen pagesat nga kreditorët ndërkombëtarë.
Kremlini ka hyrë pashmangshëm në një rrugë për të falimentuar që kur sanksionet ekonomike u vendosën për herë të parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
Këto sanksione kufizuan qasjen e vendit në rrjetin bankar ndërkombëtar, e cila përpunon pagesat nga Rusia për investitorët në mbarë botën. Rreth 40 miliardë dollarë i borxhit mbahet jashtë të Rusisë.
Pagesa e interesit prej 100 milionë dollarësh duhej të paguhej më 27 maj. Rusia thotë se paratë ia kanë dërguar bankës Euroclear, por kjo pagesë ka mbetur pa u shpërndarë te kreditorët.
Ministri rus i Financave, Anton Siluanov ka pranuar se investitorët e huaj “nuk do të mund t’i merrnin pagesat”.
“Bankat korrespondente, sistemet e shlyerjes dhe kleringut, depozituesit – janë të ndaluara të kryejnë çdo operacion në lidhje me Rusinë. E dyta është se investitorëve të huaj u ndalohet shprehimisht të marrin pagesa nga ne”, tha Siluanov.
Agjencitë që bëjnë vlerësimin kreditor, normalisht do të luanin rolin e treguesit zyrtar të se një gjë e tillë po ndodh, mirëpo atyre u ndalohet të mbulojnë Rusinë, pas vendosjes së sanksioneve. Përndryshe, vetë kreditorët mund të deklarojnë për një mospagim dhe të kërkojnë që Rusia të paguajë menjëherë të gjithë vlerën e borxheve.
Vendet që dështojnë, zakonisht e kanë të pamundur të huazojnë më shumë para, por Rusia tashmë është e ndaluar ta bëjë një gjë të tillë në tregjet perëndimore për shkak të sanksioneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/67ed254a-42ad-49fc-b06f-bf1b0a055fea-380x233.jpg)
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!
![Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-207-e1722003558151-380x233.jpg)
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale
![Lansohet ueb faqja eBukura.com – Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/baneri-e-bukura-1280x550-1-380x233.jpg)
Lansohet ueb faqja eBukura.com – Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio
![Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/baneri-e-bukura-1280x550-1-380x233.jpg)
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio
![Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-207-380x233.jpg)
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale
![Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/45a37b3d-0803-42af-ade2-935128b63995-380x233.jpg)
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë
![Central Park sjell](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/0-9-380x233.jpg)
Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!
![Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Telegrafi-Jobs-380x233.jpg)
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës
![Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/WhatsApp-Image-2024-07-15-at-12.07.18_8c4a6d8a-380x233.jpg)
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Zana-Spahiu-380x233.jpg)
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
![Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arne-slot-380x233.png)
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
![Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dacic-radoicic-768x517-1-380x233.jpg)
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
![I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/trent-alexander-arnold-380x233.png)
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
![Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-99-380x233.jpg)
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
![Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-25T175333.484-380x233.jpg)
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq