LAJMI I FUNDIT:

Rusia: Mund të kemi vrarë liderin e ISIS, Al-Baghdadin

Rusia: Mund të kemi vrarë liderin e ISIS, Al-Baghdadin

Ministria ruse e Mbrojtjes po heton nëse në një nga sulmet e saj ajrore ka vrarë liderin e grupit terrorist të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

Ministria tha se gjatë një sulmi të saj ajror, mund të ketë vrarë Al-Baghdadin dhe 330 luftëtarë të tjerë të ISIS më 28 maj në Raqqa, në Sirinë veriore.


Lajmi është bërë publik nga agjencia ruse e lajmeve “Sputnik”, e cila saktësoi se sulmi goditi një mbledhje të këshillit ushtarak të ISIS.

“Sipas informatave, në takim ishte i pranishëm edhe kreu i ISIS, Ibrahim Ebu Bekr al-Baghdadi, i cili u vra nga sulmi ajror”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

Edhe më herët ka pasur raportime të vrasjes së liderit të Shtetit Islamik, por nuk ishte konfirmuar asnjëherë, transmeton tvklan.

Vendndodhja e liderit të ISIS ka qenë e panjohur për disa kohë. Dyshohej se ai mund të fshihej në Mosul, Irak, para se koalicioni i udhëhequr nga SHBA të fillonte përpjekjen për të rimarrë qytetin në tetor 2016.