LAJMI I FUNDIT:

Rusia ka paralajmëruar mbajtjen e më shumë se dymijë manovrave ushtarake

Rusia ka paralajmëruar mbajtjen e më shumë se dymijë manovrave ushtarake

Ministria ruse e Mbrojtjes ka kumtuar se forcat ushtarake ruse në vitin e ardhshëm do të kenë më shumë se 2000 manovra dhe ushtrime me qëllim ngritjeje nivelit të gatishmërisë luftarake.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu, njofton AP, transmeton Koha.net, në takimin e kreut ushtarak ka deklaruar se theksi do të jetë në ushtrimet e njësive luftarake në nivelin teknik përfshirë parashutistët, pilotët dhe ekuipazhet e anijeve dha ka shtuar se niveli i ushtrimit luftarak do të ngrihet duke i shfrytëzuar përvojat nga Siria.


Ai ka thënë se manovra më e madhe sivjet do të jetë manovra Kaukazi 2016 e caktuar të mbahet në shtator dhe se këto ushtrime do të mbahen me forcat e Bjellorusisë, Mongolisë dhe vendeve të tjera.