LAJMI I FUNDIT:

Rusia e ka ngushëlluar Iranin lidhur me vrasjen e Soleimanit

Rusia e ka ngushëlluar Iranin lidhur me vrasjen e Soleimanit

Ministria e Jashtme e Rusisë, i ka shprehur ngushëllime Iranit për vrasjen e Qassem Solemainit, duke konsideruar se sulmi ndaj tij, mund të rritë tensionet në Lindjen e Mesme.

Shërbimin e dhënë nga gjenerali më i lartë i Forcave Quds, ministria ruse e ka çmuar lart, ndërsa shprehën keqardhje për popullin irakian, lidhur me këtë humbje, transmeton Telegrafi.

“Ne e konsiderojmë vrasjen e Soleimanit, si rezultat i një sulmi me raketa, si një hap aventuresk që do të çojë në një rritje të tensionit në të gjithë rajonin. Saleimani ka shërbyer me besnikëri, në kauzën e mbrojtjes së interesave kombëtare të Iranit”, thuhet mes tjerash në deklaratën e ministrisë ruse.


Detaje të reja rreth sulmit ndaj Soleimani: Raketat nga droni e shkatërruan veturën ku ndodhej, trupi tij u identifikua nëpërmjet një unaze të madhe që kishte në dorë
Lexo po ashtu Detaje të reja rreth sulmit ndaj Soleimani: Raketat nga droni e shkatërruan veturën ku ndodhej, trupi tij u identifikua nëpërmjet një unaze të madhe që kishte në dorë

Udhëheqësit më të lartë shtetërorë të Iranit, kanë thënë se do të hakmerren ndaj vrasjes së tij, derisa lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei tha se do të ketë “hakmarrje të vrazhdë”, ndaj kryerësve të kësaj vepre.

Soleimani ishte komandanti që shërbeu më së gjati në Forcat Quds të Gardës Revolucionare, që nga viti 2007, Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë si grup terrorist. Grupi vlerësohet të ketë 20,000 anëtarë.

Menjëherë pas sulmit ajror, Presidenti Donald Trump postoi në Twitter flamurin e SHBA-ve pa asnjë koment.

Pentagoni e akuzoi Soleimanin, se po planifikonte të kryente sulme ndaj diplomatëve dhe anëtarëve të Shteteve të Bashkuara në Irak dhe rajon, duke thënë se udhëheqësi i vrarë ishte përgjegjës për vdekjen e qindra amerikanëve dhe anëtarëve të shërbimit të koalicionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori