LAJMI I FUNDIT:

Rusia blen mikro-çipa dhe dronë përmes Kazakistanit

Rusia blen mikro-çipa dhe dronë përmes Kazakistanit

Industria e mbrojtjes dhe ushtria ruse thuhet se do të marrin mikroelektronikën dhe dronët që u nevojiten përmes vendeve “mike”, përfshirë kompanitë nga Kazakistani, pavarësisht sanksioneve perëndimore.

Kjo bazohet në një hetim të përbashkët të kryer nga ueb-sajti Important Stories, Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) dhe revistës Der Spiegel.


Sky News raporton se të dhënat e doganave ruse të marra nga gazetarët zbulojnë se të paktën një burim i këtyre mjeteve është nga Kazakistani, transmeton Telegrafi.

Vitin e kaluar Rusia importoi mbi 500 dronë nga një kompani kazake e quajtur “Aspan Arba”. Kjo kompani ishte regjistruar në prillin e vitit 2022, vetëm pak muaj pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Kur do të mund t'i shohim aeroplanët F-16 të fluturojnë mbi Ukrainë?
Lexo po ashtu Kur do të mund t'i shohim aeroplanët F-16 të fluturojnë mbi Ukrainë?

Gazeta e lajmeve për industrinë minerare kazake, Metalmininginfo, raportoi se është tregtari zyrtar i dronëve DJI në Kazakistan dhe furnizon dronë për miniera, ndërtim, operacione shpëtimi dhe punë bujqësore.

Nebesnaya Mekhanika, kompania me bazë në Moskë është një nga shitësit kryesor të dronëve DJI në Rusi.

Në muajin shkurt të këtij viti, kjo kompani mori 9,977 euro (799 mijë rubla – 8,677 funte) si pagesë për një dron nga “Fronti Popullor: Gjithçka për Fitoren”, një organizatë që kërkon donacione për të ndihmuar pajisjen e njësive ushtarake ruse.

Prodhuesi kryesor kinez DJI njoftoi në prill të vitit 2022 se nuk i shet produktet e tij as në Rusi dhe as në Ukrainë për të parandaluar përdorimin e dronëve në operacione luftarake. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Trotineti gjysmë autonom lëvizë vet që të shkojë për dezinfektim

Trotineti gjysmë autonom lëvizë vet që të shkojë për dezinfektim

Teknologji

"Matrix në jetën reale": Kush mund të përfitojë nga Metaverse, teknologjia e së ardhmes

Teknologji
Kalo në kategori