Rusi proteston duke lidhur veten me zinxhirë para restorantit të McDonald's në Moskë

Në shumë qytete në të gjithë Rusinë po vazhdojmë të shohim demonstrata kundër agresionit rus në Ukrainë.
Por, pavarësisht mijëra arrestimeve, duket se vetë konflikti në Ukrainë nuk është burimi i vetëm i zemërimit në vend.
Videoja më poshtë tregon një burrë që u lidh me zinxhirë në një degë të McDonald's në Moskë, duke pretenduar se "Mbyllja është një akt armiqësie kundër meje dhe bashkëqytetarëve të mi".
Më pas djaloshi shihet duke u larguar i shoqëruar nga policia ruse në drejtim të panjohur.
Zinxhiri i ushqimit të shpejtë këtë javë iu bashkua një sërë markave të tjera të mëdha perëndimore, duke përfshirë Starbucks, Coca-Cola dhe Pepsi në pezullimin e operacioneve në Rusi në përgjigje të agresionit në Ukrainë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/03/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































