LAJMI I FUNDIT:

Rusët për ukrainasit në zonat e pushtuara: Ata që nuk kërkuan pasaportë ruse nuk do të marrin insulinë

Rusët për ukrainasit në zonat e pushtuara: Ata që nuk kërkuan pasaportë ruse nuk do të marrin insulinë

Alexander Dudka, kreu i fshatit Lazurne në pjesën e pushtuar nga Rusia të rajonit Kherson në Ukrainë, u tha banorëve në një video se nuk do të merrnin ilaçe si insulina apo ndihma humanitare nëse nuk do të aplikonin për një pasaportë ruse.

“Dokumentet zyrtare tani thonë se shtetasit e huaj, qytetarët e Ukrainës, nuk do të mund të marrin ilaçe të financuara nga buxheti rus. Kjo vlen kryesisht për pacientët që kanë nevojë për insulinë. E njëjta gjë do të vlejë edhe për shpërndarjen e ndihmës humanitare. Kufizimet janë vendosur për ata që nuk kërkojnë pasaportë të vendit ku jetojnë, të vendit që i ushqen, u jep përfitime dhe ofron sigurinë në këtë territor”, tha Dudka, transmeton Telegrafi.


Kjo nuk është metoda e vetme brutale që ushtria ruse po e aplikon në rajonet ukrainase që i ka pushtuar, pasi më parë është raportuar për shumë tjera të ngjashme.

Videoja e ushtarëve rusë: Ndihmë, na dërguan në front pa stërvitje
Lexo po ashtu Videoja e ushtarëve rusë: Ndihmë, na dërguan në front pa stërvitje

Vitin e kaluar në jug dhe lindje në shumë qytete dhe fshatra, autoritetet ruse i kishin detyruar dhunshëm të marrin letërnjoftime të lëshuara nga Rusia, në të kundërtën i kërcënonte me burgim e dëbim nga vendi.

Në anën tjetër, ukrainasit janë zotuar se do të çlirojnë çdo cep të territorit të Ukrainës, pavarësisht çmimit që do t’ju duhet ta paguajnë. /Telegrafi/