LAJMI I FUNDIT:

Rusët nisën një seri sulmesh me raketa në agim

Rusët nisën një seri sulmesh me raketa në agim

Rusia nisi një seri sulmesh me raketa dhe artileri në Ukrainë, në sulmin e dytë të agimit në tre ditë, raportoi BBC.

Një person u vra në rajonin Khersonit dhe 25 persona u plagosën në Dnipro, mes tyre tre fëmijë, transmeton Telegrafi.

Forcat e armatosura të Ukrainës njoftuan se mbrojtja ajrore ka rrëzuar 15 nga 18 raketat e lëshuara. Ndër objektivat kryesore ishte qyteti i Pavlohrad pranë Dnipro.


Një zyrtar i emëruar nga Rusia tha se burimet për ofensivën ukrainase ishin prekur.

Instituti për Studimin e Luftës zbulon lëvizjet e Putinit që po shkaktojnë probleme më të mëdha për ushtrinë ruse
Lexo po ashtu Instituti për Studimin e Luftës zbulon lëvizjet e Putinit që po shkaktojnë probleme më të mëdha për ushtrinë ruse

Raketat synonin infrastrukturën hekurudhore dhe depot e karburantit.

Janë dëmtuar 19 ndërtesa shumëkatëshe, 25 shtëpi private, gjashtë shkolla dhe kopshte dhe pesë dyqane.

Ushtria ukrainase ka kohë që flet për një kundërsulm të madh, por nuk ka specifikuar se ku dhe kur mund të nisë.

Pavlohrad është në territor nën kontrollin e Ukrainës, rreth 110 kilometra nga fronti.

Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, Serhiy Popko, tha se raketat u rrëzuan gjithashtu në hapësirën ajrore të Kievit.

Ukraina rrëzoi 15 raketa ruse, sulmi zgjati tre orë
Lexo po ashtu Ukraina rrëzoi 15 raketa ruse, sulmi zgjati tre orë

Në rajonin Kherson, i cili ende kontrollohet pjesërisht nga Rusia, autoritetet rajonale ukrainase njoftuan se rusët kishin kryer 39 granatime.

Zyrtarët rusë thanë se katër persona u vranë dje në një fshat kufitar rus në një sulm ajror ukrainas.

Ndërkohë, një zyrtar ukrainas tha se ushtria kishte dëbuar forcat ruse nga disa pozicione në Bakhmut, një qytet lindor që ka qenë i rrethuar prej muajsh.

Gjenerali Oleksandr Sirski, komandanti i forcave tokësore, tha se situata ishte ende mjaft e vështirë, por se armiku nuk ishte në gjendje të merrte kontrollin e qytetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori