Zyrtarët e përfshirë në përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të Rusisë në vitin 2024 duhet të ndalojnë përdorimin e iPhone.
Ky është qëndrimi i ri që ka marrë Kremlini për telefonat Apple, për arsye sigurie.
Sergei Kiriyenko, zëvendës shefi i parë i kabinetit të presidentit, u tha zyrtarëve politikë vendas në një seminar të organizuar nga Kremlini që të ndryshojnë telefonat e tyre deri më 1 prill, raportoi gazeta Kommersant.
“Gjithçka ka marrë fund për iPhone: ose hidheni ose jepjani fëmijëve”, citon Kommersant një nga pjesëmarrësit e seminarit. “Të gjithë do të duhet ta bëjnë këtë në mars”.
Siç raporton Reuters, i pyetur për këtë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk mund ta konfirmonte raportin.
Apple nuk ka komentuar mbi këto akuza.
Kremlini mund të sigurojë pajisje të tjera me sisteme të ndryshme operative për të zëvendësuar iPhone-in, tha Kommersant, duke shtuar se urdhri për të ndaluar përdorimin e pajisjeve Apple u është dërguar atyre që janë të përfshirë në politikën e brendshme, për të cilën Kiriyenko është përgjegjës.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka pohuar prej kohësh se ai nuk zotëron një smartphone, megjithëse Peskov tha se presidenti rus përdor internetin herë pas here.
Menjëherë pasi Rusia dërgoi trupa në Ukrainë vitin e kaluar, spiunët amerikanë dhe britanikë zbuluan inteligjencën se Putini po planifikonte të pushtonte. Është e paqartë se si spiunët morën një inteligjencë të tillë.
Në muajin mars të vitit 2022, Apple ndaloi shitjen e produkteve të saj në Rusi për shkak të vendimit të Moskës për të pushtuar Ukrainën. Megjithatë, ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturov u tha gazetarëve shtatorin e kaluar se klientët rusë do të kenë mundësinë të blejnë modelet më të fundit të iPhone. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense, iniciuesi i peticionit tregon se çka po humbin bizneset dhe mediat në trevat shqiptare

Apple mund të prezantojë "disa" Mac në WWDC

GPT-5 spekulohet të jetë më inteligjent se njerëzit, kur do të vijë dhe çfarë mund të ketë?

WhatsApp nxjerr modalitetin 'Companion' për iOS, ju mund të lidhni në dy ose më shumë celularë

Krejt çfarë dimë për kufjet e ardhshme Apple Reality Pro

WhatsApp po lanson veçorinë ku do të mbrohen bisedat tuaja më private

Telegrafi

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

imperio fashion

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës