LAJMI I FUNDIT:

Rusët i kanë ofruar Trumpit pesë vajza në Moskë, nuk i ka pranuar

Rusët i kanë ofruar Trumpit pesë vajza në Moskë, nuk i ka pranuar

Ish shefi i sigurisë së presidentit amerikan Donald Trump, Keith Schiller u ka thënë hetuesve të Komitetit për Inteligjencë të Dhomës së Kongresit, se gjatë vizitës së Trumpit në Rusi, ai kishte refuzuar një ofertë për t’i dërguar Trumpit pesë vajza në dhomën e hotelit.

Siç shkruan Washington Post, oferta i ishte bërë Schillerit nga një i huaj, që mund të ishte rus apo ukrainas, por të cilën nuk e ka pranuar dhe pastaj i ka treguar ish-shefit të tij, Trump, i cili e ka marrë me humor këtë situatë.


Schiller gjatë një raportimi me dyer të mbyllura, u ka thënë hetuesve se Trump nuk ka vepruar në Moskë në mënyrë të paligjshme.

Trump ishte në Moskë me rastin e prezantimit të Miss Universes, e organizuar nga kompania e tij.

Marrëdhënia e gjatë dhe e ngushtë e Schillerit me Trumpin, e bënë atë një dëshmitar potencialisht të vlefshme, në kërkimin të përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Vizita e Trumpit në Moskë, është një nga pretendimet “më të këqija” në një hetim të financuar nga demokratët, për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Një dokument thotë se Trump ishte në shoqëri me një prostitutë gjatë qëndrimit të tij në Moskë, të cilën presidenti e ka mohuar fuqimisht. /kp/