Rurik Gislason zgjidhet futbollisti më simpatik i Botërorit, Arta Nitaj: I mirë, vetëm po ta sillnim edhe në Kosovë

Në kuadër të Kamipnatit Botëror 2018, është publikuar së fundi edhe lista me tridhjetë futbollistët më simpatikë.
Lista kryesohet nga futbollisti islandez Rurik Gislason, i cili këtë vit është përzgjedhur si futbollisti më simpatik i Kampionatit Botëror 2018.

Kjo temë është diskutuar edhe sonte (e martë) në emisionin "Dueli i Botërorit" në RTV Dukagjinit.
Protagonistët e ftuar në emision vlerësuan se Rurik është mjaft meritor për këtë çmim këtë vit.

Rurik Gislason është 30 vjeçar dhe ngjason me ish-futbollistin e njohur, David Beckham.

Pëlqime për të dhanë edhe vajzat në studio: Alba Morina ,Erza Brahushi, Laura Guri e Arta Niataj.
Kjo e fundit, e cila njëherësh është prezantuese e këtij emisionit dha një koment për të, i cili u pasua me të qeshura nga të ftuarit në studio.

"Shumë i mirë, veç me pas me e sjell edhe në Kosovë", ka thënë bukuroshja nga Peja gjatë emisionit.
Dardan Islami e Fisnik Ademi si dy nga të ftuarit e kanë ngacmuar prezantuesen, duke i thënë se ka diçka të përbashkët me futbollistin islandez - dhe ata janë sytë e kaltër, diçka e përmendur shumë në serialin "O Sa Mirë", serial në të cilin luajnë Arta dhe Fisniku. /Telegrafi/













































