Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka prezantuar klimën e biznesit për tremujorin e dytë të këtij viti, ku tha se 80 për qind e bizneseve e vlerësojnë gjendjen e tyre të pakënaqshme.
Ai tha se klimën e biznesit dhe konfidencën e kanë vlerësuar në katër sektor si tregtia, prodhimi, ndërtimtaria dhe shërbimet, e që tha se është një ndër gjendjet më të pakënaqshme të biznesit që nga paslufta.
Rukiqi u shpreh se vetëm 35 për qind e bizneseve presin rritje të numrit të punëtorëve, ndërsa 52 për qind nuk presin që të rritin numrin e të punësuarve.
“Nëse e shohim analizën për tremujorin e dytë të vitit 2020 shohim që është një ndër gjendjet më të pakënaqshme të biznesit që nga koha kur ne e matim këtë dhe sigurisht që nga paslufta. 80 përqind e bizneseve e kanë vlerësuar gjendjen e tyre të pakënaqshme. Nëse e krahasojmë këtë me tre mujorin e parë të vitit është diku një situatë apo një pakënaqësi 47 përqind më e lartë se në tre mujorin e parë. Gjithashtu, nëse i shkojmë tutje dhe i shohim pritet për punësim të bizneseve që zakonisht flasim për një periudhë tre mujore apo në periudhën në vijim vetëm 35 përqind e kompanive presin rritje të numrit të punëtorëve, ndërsa pjesa tjetër që është pjesa dërrmuese nuk kanë pritje të tilla, do të thotë mbi 52 përqind e kompanive nuk presin me rrit punësimin. Pra është një trend në rënie që është realisht një ndër tre mujorët me bilancin më negativ”, tha ai.
Rukiqi potencoi se 38 për qind e bizneseve presin që situata e tyre të përkeqësohet në gjashtë muajt e ardhshëm.
Tremujorin e dytë të këtij viti, kreu i Odës Ekonomike të Kosovës e ka vlerësuar si më negativin edhe sa i përket konfidencës së bizneseve.
“Zakonisht kemi pasur konfidencë të ulët kur kanë qenë këto krizat politike, kriza e pandemisë ka ndikuar që indikatori i konfidencës të jetë diku në rënie 44.7 për qind. Pra, jemi duke folur për 80 përqind të bizneseve që e vlerësojnë gjendjen e tyre të pakënaqshme dhe me një pjesë dërrmuese që tregon që konfidenca e bizneseve ka një rënie të madhe dhe e cila është jashtëzakonisht shqetësuese, sepse nëse lidhemi tek konfidenca ajo që po vlerësohet në të gjitha raportet ndërkombëtare qysh të trajtohen pasojat e pandemisë, fokusi është rritja e konfidencës së qytetarëve dhe të bizneseve. Gjendja në pjesën shëndetësore, pra sa më i madh që po është numri i rasteve konfidenca po bie dhe po bien qarkullimi në biznes, apo konsumatorët po hezitojnë të shpenzojnë dhe sa më i ulët po është numri i rasteve, qysh ka ndodh gjatë tetorit kur bizneset kanë pasur një qarkullim më të mirë atëherë po rritet edhe konfidenca”, tha ai, përcjell KP.
Roli i qeverisë sipas Rukiqit është që të menaxhojë pandeminë që të mos ketë shpërthim tjetër dhe të fus mjete në qarkullim.
Ai derisa ka përshëndetur miratimin e Projektligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike, tha se do të propozojnë edhe masa të tjera që të bëhen pjesë e këtij Fondi.
“Të propozojmë edhe subvencionimin e normave të interesit për bizneset, një pjesë të tyre, të futet brenda këtij ligji për shkak se normat e interesit apo pagesat mujore që i kanë bizneset pavarësisht që i kanë ri-programuar kreditë, është diçka që po shndërrohet në barrë të papërballueshme, sidomos për bizneset të cilat kanë vlera të mëdha të kredi marrjes dhe është shumë më rëndësi që këto bizneset të përkrahen. Gjithashtu, është për t’u vlerësuar që ai propozimi ynë që ka qenë për këtë masën për likuiditet, që ka filluar të shpërndahet dje ka filluar të japë rezultatet e para. Ka jashtëzakonisht një pritje pozitive të biznesit dhe ne shpresojmë që qeveria dhe do të bëjmë presion që qeveria të vazhdojë edhe me masat tjera që i kemi propozuar, sidomos për përkrahjen e eksportit të radhës, po normalisht edhe masa të tjera që janë për stimulimin e kërkesës agregate, pra që ndikojnë në rritjen e fuqisë blerëse të konsumatorit”, tha ai.
I pari i OEK-ut, tha se ka një rritje jo shumë normale të depozitave në banka në kohën kur kemi rënie të konsumit, ai tha se ajo çka duhet të bëjë Qeveria është që me politikat e saj të nxisë qytetarët të shpenzojnë që pastaj ajo të ndikojë në ekonomi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Në mesin e 25 shteteve konkurruese “Zgatar Electronics” fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën