LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi për mbylljen e bizneseve të dielave: Një vendim i tillë do të sjell dobi vetëm për vendet e rajonit

Rukiqi për mbylljen e bizneseve të dielave: Një vendim i tillë do të sjell dobi vetëm për vendet e rajonit

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka reaguar pas vendimit që e diela të jetë ditë pushimi në disa prej komunave të vendit.

Rukiqi me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se mbyllja e bizneseve të dielën, do të sjell dobi vetëm për vendet e rajonit.


“Vendimet në Kosovë, milionat në vendet fqinje. Vendime për bizneset pa asnjë konsultë me biznesin. Mbyllja e bizneseve të dielën, nuk sjell dobi për asnjë subjekt në Kosovë, por është mese e qartë që do të sjell shumë dobi në vendet e rajonit. Krejt ato euro që shpenzohen në vendin tonë, do të shpenzohen në Shkup, Tiranë e vende tjera”, ka shkruar Rukiqi. /Telegrafi/