LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Paqartësitë në lidhje me pandeminë po krijojnë pasiguri te turistët e mundshëm

Rukiqi: Paqartësitë në lidhje me pandeminë po krijojnë pasiguri te turistët e mundshëm

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka folur për problemet që po ballafaqohen operatorët turistik në këtë kohë pandemie.

Rukiqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë ka thënë se politikat e ndryshme të hapjes që po praktikojnë vende të ndryshme që janë destinacione turistike po shkaktojë paqartësi te turistët.


“Këta paqartësi po krijojnë një lloj pasigurie të klienti që më pas po hezitojnë të prenotojnë paketa turistike. Kjo pastaj krijon efekte zinxhirore e që e bënë gati se të pamundur mbylljen e sezonit normal për një operatorë turistik”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i OEK-ut thotë se Kosova nuk e ka paraparë pandeminë si forcë madhore dhe këtu paraqitet një vështirësi shtesë për operatorët turistik.

Rukiqi thotë se është problem edhe mos analizimi i kontratave që nënshkruhen mes operatorëve turistik dhe klientëve për ndonjë aranzhman turistik.

“Për fat të keq kur ne qytetarët vendosim të udhëtojmë e shohim vetëm pjesën e pushimit e nuk i lexojmë kushtet tjera në raste të situatave të jashtëzakonshme”.

Kryetari i OEK-ut thotë se në bazë të hulumtimeve sektori i turizmit është ndër më të prekurit në Kosovë.

Ai thotë se nëse ekonomia duhet trajtuar drejtë duhet të shihen se cilët sektorë janë më të rrezikuar nga pandemia.

“Unë sot i kam dërguar letër Ministrit të Financave ku kam kërkuar masa specifike dhe te pjese hoteleve, restoranteve dhe kafiterive të vazhdojë subvencionimi i pagave deri në gusht dhe poashtu pagesa e qirave deri në gusht dhe të ketë lehtësira tatimore”, deklaroi ndër të tjera Berat Rukiqi./Telegrafi/