LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi i LDK-së thotë se Kurti manipuloi me shifra në intervistën për Bloomberg

Rukiqi i LDK-së thotë se Kurti manipuloi me shifra në intervistën për Bloomberg

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka reaguar pas intervistës së kryeministrit Albin Kurti për Bloomberg.

Në pyetjet e gazetares për çështjet specifike, Kurti ka thënë se në Kosovë janë shtuar vendet e punës për 18 për qind prej se e ka marrë ky pozitën e kryeministrit dhe se ka pasur rritje ekonomike çdo vjet nga 6 për qind.


Rukiqi tha se Kurti ka shtrembëruar realitetin e përformancës së dobët te ekonomisë, duke ”zbuluar” indikatorë ekonomik që nuk i njeh as teoria e as praktika.

“Duke qenë i vetëdijshëm për përkeqësimin e indikatorëve ekonomik (rritja ekonomike nen mesataren e viteve të pas shpalljes së pavarësisë, çmimet e larta, rritja e varfërisë, ulja e eksporteve, miliona euro dëme nga sanksionet, etj), në vitin 2022 dhe 2023, në dy vitet e plota të (mos) qeverisjes se tij, kryeministri i vendit del dhe manipulon publikisht në kanalin prestigjioz Bloomberg, duke shtrembëruar realitetin e përformancës se dobët te ekonomisë, duke ”zbuluar” indikatorë ekonomik që nuk i njeh as teoria e as praktika”, tha ai.

Kurti për “Bloomberg”: Nuk e kthejmë pas dhe as nuk ndërhyjmë në vendimin e pavarur të BQK-së për dinarin
Lexo po ashtu Kurti për “Bloomberg”: Nuk e kthejmë pas dhe as nuk ndërhyjmë në vendimin e pavarur të BQK-së për dinarin

Madje, Rukiqi ka treguar edhe shembuj se si sipas tij, ka manipuluar Kurti.

“Ja si manipulon (nga padituria apo pamundësia për te treguar ndonjë rezultat): I mbledh % e rritjes ekonomike në tri vitet e fundit dhe na e prezanton totalin (16%) si rritje ekonomike. Rritja ekonomike reale është krahasim i një viti me vitin bazë, e jo akumulim i % te viteve të ndryshme, e as mesatare e viteve që na konvenojnë, për të dalë rezultate me të mira”, shkroi Rukiqi në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori