LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi do të ndikojë edhe në ekonomi, Rukiqi kërkon që të merren masa emergjente

Coronavirusi do të ndikojë edhe në ekonomi, Rukiqi kërkon që të merren masa emergjente

Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi ka apeluar tek institucionet e vendit që krahas masave preventive që duhet të merren në aspektin shëndetësor, vëmendje t’i kushtohet edhe çështjeve ekonomike.

Ai me anë të një shkrimi në Facebook, ka përmendur disa faktorë për të cilat duhet të fokusohemi sa i përket aspektit ekonomik.


“I propozoj qeverisë dhe institucioneve tjera të rëndësisë për sigurinë kombëtare, që krahas masave në aspektin shëndetësor, të hartojnë një sërë masash preventive dhe proaktive, për të gjitha skenarët e efekteve të Coronavirusit, perfshirë, mbylljen e kufijve dhe recesionin në nivel global”, shkruan Rukiqi.

Shkrimi i plotë i Rukiqit

Coronavirus, pasojat në ekonomi, çfarë reagimi duhet të kemi

– Është çështje ditësh, kur pritet të ballafaqohemi me rastet e para me Coronavirus në Kosovë;
– Ekonomia botërore është në panik për një recesion te ri;
– Bursat po shënojnë rëniet më dramatike, që nga viti 2008;
– Sektorë të tërë, janë të prekur nga efektet afatshkurta dhe afatgjata të Coronavirusit, përfshirë turizmin, industrinë ushqimore dhe zinxhirët furnizuese, sidomos nga Azia;
– Shpërthimi i virusit në Evropë, ka nxitur ndërmarrje të masave drastike, në shumicën e vendeve evropiane, përfshirë edhe mundësitë e mbylljes së kufijve;
– Mbyllja e kufijve, duhet na e rrit mobilizimin në shkallë maksimale, pasi që kemi varësi të madhe nga importet;
– Vetëm një shembull: ne rast të çfarëdo paniku në nivel lokal apo më gjerë, Kosova ka rezerva të miellit të cilat mund të zbrazen, brenda një periudhe të shkurtër kohore;
– Prandaj i qeverisë dhe institucioneve tjera të rëndësisë për sigurinë kombëtare, që krahas masave në aspektin shëndetësor, të hartojnë një sërë masash preventive dhe proaktive, për të gjitha skenarët e efekteve të Coronavirusit, përfshirë, mbylljen e kufijve dhe recesionin në nivel global. Jemi të gatshëm të ndihmojmë. /Telegrafi/