LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Është tejkaluar çmimi i vajit, të publikohen sasitë e importuara në dy javët e fundit

Rukiqi: Është tejkaluar çmimi i vajit, të publikohen sasitë e importuara në dy javët e fundit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve të vajit.

Rukiqi me anë të një shkrimi në Facebook ka theksuar se rritja e çmimit është tejkaluar nga domeni i kërkesës dhe ofertës.


Ai a shtuar se duhet të publikohen sasitë e importuara të vajit në dy javët e fundit.

“Rritja e çmimit te vajit ushqimor, e ka tejkaluar domenin e përcaktimit të çmimit nga kërkesa dhe oferta. Duhet të publikohen sasitë e importuara në dy javët e fundit, mesatarja e sasive të importuara në tre muajt e fundit dhe çmimet e sasive të importuara. Kaq mjafton për të vlerësuar dhe identifikuar, çdo çrregullim të mundshëm”, shkruan ai.

Ndryshe, çmimi i vajit javëve të fundit ka qenë rreth 1.60 euro, por se tashmë një litër vaj po tregtohet deri në 4 euro. /Telegrafi/