Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë organizuar punëtori për “Gatishmërinë e Ballkanit Perëndimor për Investime të Ekuitetit Privat”, punëtori kjo që synon përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se rritja dhe zhvillimi i bizneseve në Kosovë po ballafaqohen me disa barriera të brendshme dhe të jashtme.
Si barrierë të jashtme të të bërit biznes ai e përmendi qasjen në financa, ndërsa si barrierë të brendshme e bizneseve tha është aspekti i planifikimit biznesor, orientimi strategjik dhe raportimi financiar.
“Nëse e shohim mjedisin e jashtëm të kompanive në vitin 2018 si barrierë që na është shfaqur për rritjen dhe zhvillimin e kompanive sidomos të ndërmarrjeve të vogla është qasja në financa dhe çdo mundësi investuesi dhe çdo mundësi financimi alternativ nga ajo çka kemi tash në sektorin financiar në Kosovë gjithmonë është e mirëseardhur në kuptim që rrit qasjen në financa për kompanitë tona. Në anën tjetër kur i analizon barrierat e brendshme të kompanive na del që në aspektin e planifikimit biznesor, orientimit strategjik dhe në anën tjetër vetë të raportimit financiar të kompanive kemi ngecje të konsiderueshme që kompanitë tona i lënë koxha në nivel problematik të gjetjes alternativave financiare”, tha Rukiqi.
Kurse, përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovës, Marco Montavanelli tha se Banka Botërore ka mbështetur ndërmarrjet e mesme dhe të vogla në Ballkanin Perëndimor, derisa shprehu zotimin se një përkrahje e tillë do të vazhdoj tutje.
Sipas tij motori i ekonomi të vogla si kjo e Kosovës është sektori privat prandaj tha se përmes kësaj punëtorie po ofrohet mundësi për të rritur njohuritë për burimet alternative për financim të sektorit privat.
Përfaqësuesi i Bankës Botërore theksoi se projektit e konkurrueshmërisë për NVNM ofrojnë qasje në financim dhe mundësi për rregullimin e legjislacionit dhe rritjen e inspektimeve.
“Ne e dimë që financimi me anë të ekuitetit ose kapitalit neto për momentin ofron opsione të kufizuara në Ballkanin Perëndimor, por po ashtu kemi arsye të besojmë se është në rritje e sipër dhe që në të ardhmen madje mund të shndërrohet në burim shumë më të rëndësishëm të financimit për zhvillimin e sektorit privat në krahasim me sot. Banka Botërore vazhdon të mbetet e zotuar për të forcuar rolin kapacitetet e sektorit privat në rajon dhe Kosovë në veçanti ne jemi të vetëdijshëm në mënyrë akute që ekonomitë e vogla kanë nevojë për sektor privat të gjallërishëm, i cili është në gjendje të prodhoj dhe eksportoj, duhet që t’i zgjeroni tregjet tuaja. Dhe një prej opsioneve është qasja në financa dhe ka edhe dimensione të tjera dhe ne si Bankë Botërore përpiqemi aq sa mundemi që t’i përqendrojmë kapacitetet dhe resurset tona për të ndihmuar”, u shpreh ai.
Përfaqësuesi i Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Vaddim Delleu tha se kjo punëtori synon përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Ai tha se projekti për “Gatishmërinë e Ballkanit Perëndimor për Investime të Ekuitetit Privat” është financuar nga Bashkimi Evropian me 3.5 milionë euro.
Delleu duke folur për projektin EDIF të Bashkimit Evropian, tha se përmes këtij projekti janë financuar 4 mijë kompani në Ballkanin Perëndimor duke gjeneruar 10 mijë vende të reja të punës.
“Ky projekt i ofron Kosovës asistencë për ta përafruar legjislacionin e Kosovës me akin e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare sa i përket transparencës financiare, informacionit financiar, prodhimit financiar të cilat janë elemente kyçe për qasje në kapitalin me risk dhe për kapitalet e llojeve të tjera. EDIF është një nismë që është lansuar në vitin 2012 me qëllim që të përmirësohet financimi i NVM në rajon është i vetmi platformë e investimeve që merr parasysh ekspertizën e ekspertëve të 27 vende të ndryshme të BE-së. BE ka investuar diku 150 milionë në këtë platformë gjerë tani që ka mobiluar 700 milionë për financim të kompanive të ndryshme për NMVM në përgjithësi”, tha ai.
Në këtë event mësimor rreth mundësisë së qasjes në financa nga sektori privat të pranishëm ishin përfaqësues nga biznese të vogla dhe të mesme në Kosovë. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën