Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, ka mbajt kuvend të jashtëzakonshëm, pas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës për fillimin e hetimeve për çrregullim të konkurrencës.
Shoqata e Naftëtarëve tha se nuk ka pasur marrëveshje për fiksim të çmimit të derivateve të naftës, ndërsa Oda Ekonomike e Kosovës i ka bërë thirrje Autoritetit të Konkurrencës që të dëmtojë reputacionin e ekonomive.
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës javën e kaluar mori vendim për fillimin e hetimeve ndaj 16 pikave të shitjes së karburanteve, me dyshimin për çrregullim të konkurrencës në tregun e derivateve të naftës.
Në kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot nga Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se nuk mund të ketë pasur fiksim të çmimeve të naftës në treg.
Madje, ai tha se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës para se të dalë të flasë në publik me pompozitet, duhet të kryejë punën që ka dhe mos të dëmtojë ekonomitë.
“Unë nuk e kam prirjen të besoj se ka pasur apo mund të ketë fiksim të çmimeve të naftës në tregun e naftës. Po e shihni, vetëm kjo masë e njerëzve këtu tregon çfarë numri të madh të kompanive dhe çfarë konkurrence mund të kemi në këtë sektor. Andaj, ajo çka është thirrje për autoritetin e konkurrencës është që para se të del në publik me pompozitet me folëm, ta kryejë punën e vet, mos të dëmtojë reputacionin e ekonomive. Ne si odë dhe si shoqatë jemi përkrahës së punës së pavarur edhe hetimore, mirëpo jo me tendencë, jo vetëm se mund të ketë dikush ndonjë interes të caktuar”, tha ai.
Në këtë mbledhje, kryetari i shoqatës, Fadil Berjani mohoi të ketë pasur marrëveshje për fiksim të çmimit të derivateve të naftës.
“Ne nuk kemi pas marrëveshje, ne nuk kemi pas çmim kartel dhe as nuk do të kemi kurrë. Unë si kryetar nuk do të pranoj të ketë marrëveshje ndonjëherë”, tha ai.
Berjani tha se kanë nxjerrë disa rekomandime që do t’i drejtojnë në Qeverinë e Kosovës dhe autoritetet tjera përgjegjëse.
“Ku është një pikë e nxehtë që i bashkëngjitet kjo, që unë u kisha lutë juve këtu duhet të jemi të gjithë syçelë, është pastrimi i rezervuarëve. Në komision nuk kam pranuar që pastrimi i rezervuarëve si cek a kërkuar ministria e tregtisë të jetë çdo vit. Unë kam kërkuar dhe kërkoj që të jetë 10 vjet. Pas 10 vjetësh, nëse operatori ekonomik e sheh që cilësia nuk është në rregull, ai është i detyruar t’i pastrojë rezervuarët”, tha ai.
Berjani tregoi edhe për takimin me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, ku tha se kanë ngritur edhe çështjen e policës së sigurimit. Ai tha se për deponi është paguar 1 euro, ndërsa tani do të paguhet 50 cent.
Në kuvendin e jashtëzakonshëm të Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve, naftëtarët vazhduan me të shprehin shqetësimet e tyre për siç thanë ata taksat që po u vendosen atyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?