LAJMI I FUNDIT:

Rudina Xhunga: Pse e intervistova Marjan Rrokun për dy vrasjet

Rudina Xhunga: Pse e intervistova Marjan Rrokun për dy vrasjet

Rudina Xhunga ka sqaruar arsyet e intervistimit të Marjan Rrokut, i cili është dënuar nga gjykata për vrasjen e Alda Canajt dhe nënës së saj 15 vjet më parë.

Një intervistë e mëparshme e Rrokut me Ardit Gjebrenë kishte shkaktuar jo pak debate publike.


“Marjan Rroku telefonoi në “Vizion Plus”, të nesërmen e intervistës me Ornela Canaj, motrën e vajzës që ai vrau në 29 mars 2001. Kërkoi të më takojë, të më tregojë gjithë të vërtetën, të më tregojë atë ditë, të më tregojë kush e ndihmoi të arratisej, të më tregojë si u fsheh, të më tregojë kush e gjeti”, shkruan Xhunga në portalin e saj lidhur me intervistën që do të transmetohet sot në mbrëmje në “Vizion Plus”.

“E pyeta pse nuk i tha këto te Arditi. Do të ta them edhe këtë, më premtoi. Marjan Rroku është një njeri që i ka mbyllur hesapet me opinionin publik. Si rrallëherë, të gjithë ishin në një mendje, kur e refuzuan rrëfimin e tij, tek e ‘E Diela shqiptare’. Ta pranosh të intervistosh atë përsëri, duhet t’i bësh vetes shumë pyetje. Pse, po e bëj? Ai ka vrarë dy gra, nënë e bijë, aq të pafajshme, sa nuk ka arsye ta shohësh dhe tregosh Marjanin, në një dritë tjetër”, sqaron më tej gazetarja.

Ajo shton se hezitoi të shkonte. “Në zanatin tonë, kurioziteti të mban gjallë, pa të, thjesht merr rrogën. Intervista me një vrasës që pranon të rrëfehet, është shumë. Ndaj shkova. Marjani ishte gjysma e atij që kisha parë në tv”, kujton Xhunga për intervistën e realizuar pak muaj më parë, por të papublikuar ende.

“U ulëm në dhomën e takimeve, me dy karrige plastike, një tavolinë plot me dosje, kodi im penal dhe kodi i tij penal. Isha përgatitur për rrëfimin e madh, për psenë e një vrasjeje, për atë çastin që çmend dhe vret, isha përgatitur për çdo pyetje, çdo ditë, që nga telefonata e parë me të. Marjani ishte shumë më shumë i përgatitur, për çdo kundërpyetje, gati çdo sekondë, të më thoshte variantin e tij, i përgatitur deri në një, ta kthente në gjyq, atë treorësh në qeli. Sepse ky që do të shikoni sonte, në orën 20:45, në “Vizion Plus”, është një gjyq, në fakt. Një gjyq me një njeri që i ka zhdukur të gjitha provat, që është gjykuar në mungesë, që nuk heq dorë nga shpresa se do të dalë, një ditë, sepse “ja vdekje, ja liri”, është motoja e tij”, shprehet Rudina Xhunga.

Intervista me Marjanin është realizuar në 17 mars. Gazetarja bëri të ditur se ka pritur deri sot ta transmetojë, sepse dosja e Marjan Rrokut, ndërsa ai jepte intervistën, ishte në Gjykatën Kushtetuese, për rishikim vendimi. Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e rishikojë vendimin, ndaj Marjan Rroku do të vuajë dënimin e përjetshëm. “U nisa ta bëj këtë intervistë, për të kuptuar pse vrau Marjani dhe përfundova duke marrë një përgjigje tjetër”, shprehet Xhunga. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori