LAJMI I FUNDIT:

Rudina Dembacaj: Po ndërtoj një ëndërr

Rudina Dembacaj: Po ndërtoj një ëndërr

Rudina është një ndër komedianet që sa herë e dëgjon në ekran, është e pamundur të mos qeshësh me të

Rudina është bio, qoftë nga pamja, ashtu edhe nga humori që bën. Në kohët që jetojmë është e vështirë të ruhet origjinaliteti, mirëpo Rudina ia ka dalë të mbetet e tillë.


Megjithëse talenti i spikatur që fëmijë tashmë është pjesë e jetës së saj, ajo nuk di të ndalet. Një prej atyre aktoreve që nuk ka nevojë të rropatet për të mësuar përmendësh një tekst që i bën të tjerët të qeshin është njëkohësisht një emër mjaft i njohur i skenave televizive dhe atyre të teatrit.

Rudina është nga ato personazhe reale të ekranit, që i thotë gjërat siç i mendon. Thjesht ajo i shton nota humori, duke ua bërë njerëzve bisedën më të këndshme. Në këtë intervistë për revistën Class, Rudina, në fakt, ka folur pa dorashka, si gjithmonë (nëse ajo do t’i përdorte dorashkat) do të ishte çudi.

Një sipërmarrje e re në jetën tënde, çfarë po kurdis Rudina Dembacaj?
Kjo është ndoshta e vetmja gjë që nuk është kurdisje, as dëshirë e çastit. Kur ua them miqve të afërt që veç artit dhe aktrimit, kam dashur gjithmonë të bëj realitet dy projekte të tjera, ata që më njohin e dinë që ky është njëri prej tyre. Të bëj një ambient të bukur, plotësisht të veçantë, ku njerëzit që të do vijnë, do të gjejnë rehatinë. Them rehat sepse do jetë gjithçka e bukur dhe asgjë e lustruar. Një ambient i ngrohtë, një vend me gjelbërim, një oazë hareje, siç më shkon mua, vetëm një hap nga qendra e Tiranës. Një vend ku njerëzit ta duan më shumë njëri-tjetrin. Ky projekt që po bëj realitet është ekzaktësisht ajo që e kam pasur ëndërr të vogël në mendjen time. Do të jetë ekzakt siç do ta emëroj! Po e lë surprizë edhe për pak kohë.

I je futur me kokë biznesit, cila ka qenë arsyeja që të shtyu?
Nuk i jam futur me kokë asgjëje, por po nxjerr nga koka imagjinatën e përhershme që kisha për ta realizuar një ditë. Fakti që po e bëj realitet, më zgjon përditë një njeri ndryshe dhe e di që po i jap këtij projekti gjithë energjinë shpirtërore që kam dhe që tani e di që do ta rrezatojë ky vend këtë lloj ëndërrimi, sepse po e bëj pikërisht me këtë forcë si një ëndërr reale.

Ke frikë se gjërat mund të dështojnë rrugës?
Kisha vetëm një frikë deri sot, që s’do më krijohej mundësia të fillonin ndonjëherë. Tani që filloi kuptoj se përse e kam parë shkëlqimin në imagjinatën time.

Po nga konkurrenca e personazheve të njohur me biznese ke frikë?
Unë di të gëzoj suksesin e kujtdo dhe i shoh me shumë admirim dhe vlerësim gjërat e bukura që realizon kushdo. Mendoj që pikërisht miqësia me disa prej tyre dhe pikërisht mënyra se si ia njoh vlerat gjërave, më ka sjellë të ndërtoj një gjë të bukur si kjo. Di të them që ky do të jetë një tjetër projekt suksesi që do të më ndihmojë në më shumë konkurrencë në vijim.

Biznesi është një iniciativë e jotja personale apo je ndihmuar edhe nga persona të afërt?
Është një ëndërr e kahershme të cilën ia thoja me gjysmë zëri familjarëve dhe të afërmve të mi. Ky është një projekt i përbashkët me familjarë e të afërm të cilët çuditërisht ma propozuan vetë, sapo u krijua një mundësi për vendodhjen dhe më ulën në një tryezë dhe ma propozuan. Besoj pa dashur ndërsa kam folur për disa gjëra të bukura që shijoj nëpër Shqipëri do të kem treguar sa shumë mund të jepja me gjithë veten time për të bërë një gjë të mrekullueshme që do rritet dalëngadalë me vetë njerëzit që do ta shijojnë.

Nëse gjërat shkojnë mirë në biznes, e mendon shkëputjen nga televizioni?
Asnjëherë s’do të largohem nga arti, unë nuk kam studiuar arte, ama kam konkurruar në tregun e humorit si pak aktorë që vijnë nga studimet e konservatorit. Është fare e qartë që pikërisht ky rrjet njohjesh me botën e artit zhvilloi tek unë të bukurën e cila do të shfaqet dhe në këtë projekt biznesi. Biznesi kërkon risi gjithë kohën dhe mua këtë risi ma furnizon arti që bëj, ndaj mendoj që njëra ndihmon tjetrën. Dua të theksoj dhe një herë që është menduar këndi i artistëve në këtë ambient, ku do të debutojnë artistë të ndryshëm nga muzikantët tek humoristët apo monologjet interesante të miqve të mi aktorë. Do të jetë shumë bukur, do ta shihni sa.

Nga biznesi në ekran, ky sezon i “Mos i fol shoferit”, si ka shkuar?
Shumë mirë! Unë jam e lumtur që “Mos i Fol Shoferit” ka marrë këtë formë. Shijoj çdo gjë, bisedën me të ftuarin, skeçet e aktorëve të mi e në veçanti monologun, i cili mendoj se bën diferencën nga të gjithë programet e tjera në televizionet shqiptare. Me lejoni të falënderoj Rtv Ora dhe drejtuesit e saj që besojnë shumë tek unë.

Nga makina në studio, ka rezultuar për më mirë ky ndryshim?
Po, sepse makina ishte thjesht intervistë, tashmë në studio është vërtet show

Sa e vështirë është për ty të marrësh në emision personazhet që do?
Nuk është e vështirë, personazhet publikë në Shqipëri, kanë shumë mirëkuptim mes njëri-tjetrit.

Cili është ai personazh që nuk e ka pranuar asnjëherë ftesën për të të ardhur në emision?
Në fillim fare, para 2 vitesh, ftova z. Saimir Tahiri i cili u shpreh: “Nuk dua të jap nga fama ime, të bëhet i njohur emisioni yt”. Kam qeshur me lot!

Po ai personazh që e ke ftuar vetëm sepse të duhej për audiencë?
Asnjë!

Intervista që të ka lënë më shumë mbresa?
I shijoj të gjitha, sinqerisht. Do veçoja Gentian Zenelajn, sepse është dhe mik shumë i veçantë për mua.

A ka ndonjë moment në televizion që të është dashur të dalësh në ekran, edhe pse ke qenë vërtet e trishtuar, por ke dhënë më të mirën e vetes?
Po, dhe jo rrallë. Nuk harroj dot ditën që mora vesh se kushërira ime ishte sëmurë. 1 orë para xhirimit, po qaja me dënesë në makinë, më pas mblodha veten shumë fort dhe bëra monologun më komik deri tani.

A ka ndonjë moment që mendon “Sot do ta lë këtë punë”?
Asnjëherë, nuk jetoj dot pa këtë punë! Faleminderit Zotit, më ka ndihmuar që pasioni im i madh të shfaqet në ekran dhe në publik.

Çfarë mendon se të diferencon nga moderatoret e tjera?
Secila prej nesh ka identitetin e saj.

Cila mendon se është moderatorja më e mirë shqiptare?
Rudina Dembacaj.

Çfarë mendon për emisionet e së shtunës që janë në të njëjtin orar me ty? Cilin e sheh si konkurrent më të fortë?
Janë të gjithë konkurrentë të fortë. Po të ishin të dobët, nuk do “rritesha” unë çdo ditë.

Le të shkojmë pak në teatër, “Boeing Boeing” ka bërë namin, si je ndjerë në skenë?
Është e magjishme! Hera ime e parë në teatër, shoqërohet me rekord shfaqjesh dhe kërkesash nga publiku. Thjesht e magjishme.

Mes teatrit dhe televizionit, cilin do të zgjidhje?
Sinqerisht nuk i ndaj dot! Është njësoj si të thuash: kë do më shumë mamin apo babin?

Çfarë do të ndryshoje tek arti në Shqipëri?
Politikën!

Cila është aktorja shqiptare që nuk të bën aspak për të qeshur?
Do ishte mirë të kisha një emër, por nuk kam. Kaq pak vajza dhe gra sa jemi, mendoj që jemi të sakta!

Po aktori?
Të patalentuarve nuk u mbahet mend as emri!

Me gjithë këto impenjime në jetën tënde, si ia del të jesh një bashkëshorte e mirë dhe një nënë e mirë?
Dashtë Zoti jam e mirë sa duhet!

Je çdo javë në ekran dhe me siguri familja të ndjek. Na trego komplimentet dhe kritikat që të bëjnë familjarët.
(Qesh) Mami im e ka problem qe jam shumë e sinqertë në ekran. Pas çdo daljeje, citon një fjali timen dhe më thotë: Këtë nuk e lije dot pa thënë?

Vajza jote do të doje të ndiqte rrugën e artit?
Nëse do ketë dëshirë, nuk e pengoj absolutisht, ama as nuk ia ushqej.

Nëse do të bëjë një operacion plastik, çfarë do të ndryshoje te vetja?
Asgjë! Pamja më shkon me mendimet.

Je dobësuar sërish, si ia del, një këshillë për vajzat që duan të humbasin peshë?
Regjim ushqimor! Hani nga ora 08:00 -16:00 çfarë të doni, me pas vetëm ujë, deri të nesërmen. Do më falënderoni. Në fakt do falënderoni shoqen time të ngushtë, Eneidën, se ajo më përditëson më çdo gjë healthy (të shëndetshme).

A ka qenë pamja e jashtme një pasaportë për të hapur dyert në botën e televizionit?
Jo, ka qenë humori.

Nëse do ta përkufizoje jetën tënde me tri fjalë, cilat do të ishin ato për momentin?
Pasionante, intensive, e bukur!

A beson në fat, apo mendon se puna e vazhdueshme është i vetmi “fat” në jetë?
Besoj! Falënderoj Zotin.

Nëse do të duhej të zgjidhje mes familjes dhe karrierës, cilën do të zgjidhje?
S’kanë kuptim pa njëra-tjetrën. Nëse nuk ndjej se po realizohem, nuk jap dashuri. Nëse nuk kam dashuri, nuk realizohem dot.

Si i ke marrëdhëniet me paratë?
Xhepshpuar komplet.

A je një grua e kompletuar, Rudina Dembacaj?
Po.

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori