Drejtori gjeneral i VALA-s, Agron Mustafa sot ka nënshkruar marrëveshje me drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shalën, për shërbime telefonike, me ç’rast të gjithë punëtorët e këtij institucioni do t’i bashkohen operatorit VALA.
Shala tha se këto dy institucione mjaft të rëndësishme të vendit do të kenë edhe marrëveshje të tjera.
“RTK dhe PTK si dy institucione mjaft të rëndësishme të këtij vendi do të kenë edhe marrëveshje tjera të rëndësisë së veçantë kombëtare për shkak se infrastruktura ekziston por edhe kapacitetet teknike dhe njerëzore gjithashtu janë ne nivel shumë të lartë në të dy institucionet”.
Ndërsa Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa, tha se nënshkrimi i sotëm është fillimi i një bashkëpunimi edhe më të fuqishëm strategjik.
“Na vazhdën e kthimeve masive të institucioneve, bizneseve dhe kompanive të ndryshme, sot nënshkrova marrëveshjen për shërbimet telefonike së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, z. Mentor Shala, për dy vitet e ardhshme. Tash e tutje, të gjithë punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës do t’i bashkohen rrethit më të madh të operatorit numër NJË në vend, të telefonisë mobile – VALA. Kjo marrëveshje pa dyshim nuk do të jetë e vetmja në mes nesh, dy institucioneve publike, por pa dyshim është pikënisje e fillimit të një bashkëpunimi edhe më të fuqishëm strategjik”, ka thënë Mustafa.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë