LAJMI I FUNDIT:

Rrustemi: Vettingu në drejtësi nuk ka alternativë

Adnan Rrustemi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryetari i Komisioni për Legjislacion, Adnan Rrustemi gjatë intervistës në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka thënë se për herë të parë në Raportin e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën nuk është përdorë fraza “ndërhyrje politike”. Ai ka folur edhe për procesin e vettingut në drejtësi, duke thënë se ky proces nuk ka alternativë.

Rrustemi tha se shpesh herë deklarimet e tyre janë parë si ndërhyrje në sistem të drejtësisë, por siç tha ai ndërhyrje politike është kur ndërhyn drejtpërdrejt tek gjyqtari apo prokurori për rast të caktuar.


“Sa i përket Raportit të Progresit, është raporti më i mirë që është dhënë për Kosovën në krahasim me vitet paraprake. Për herë të parë në këtë raport nuk është ‘fraza ndërhyrje politike’ nëse në të kaluarën kemi pas raporte për ndërhyrje, papritmas në këtë raport nuk e ke asnjë frazë të tillë. Kam shumë vërejtje dhe për raportin e progresit, për mu progresi real është më i madh se sa ky raport”, ka thënë ai.

Adnan Rrustemi, deputet i LVV-së në një intervistë për Telegrafin me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu

Sipas tij, projektligji për Vettingun dhe për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme janë më të rëndësishme.

I pyetur se a do të shfrytëzohen e përdoren nga kjo parti Byroja Shtetërore dhe vettingu për oponentët politik duke i dëmtuar ata, ai tha se vettingu dhe Byroja nuk janë të drejtuara ndaj askujt në kuptimin e përveçëm të fjalës.

“E para Vettingu është përgjigje në nevojën për sistemi të drejtësisë më efikas me integritet të pavarur dhe të paanshëm. Ka qenë në çdo organizatë që ne kemi një sistem të drejtësisë të paaftë. E sa i përket Byrosë, ajo është përgjigje në një fenomen, që e ka gërryer përgjatë viteve paranë dhe sigurinë publike në Kosovë, të pasurimit të pajustifikueshëm marramendës të zyrtarëve publikë në Kosovë. Ky është qëllimi i projektligjit, me e verifiku pasurinë e zyrtarëve publik në Kosovë. 10 vjet mbrapa dhe deri në 5 vjet për ata që e kanë lënë pozicionin do të ketë verifikim të pasurisë”, ka thënë ai.

Rrustemi u shpreh se në një takim që partitë opozitare kanë zhvilluar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca janë dakorduar që opozita të merret me vettingun.

“Secila parti politike ka qenë për Vetting. Qeveria ia ka bartë dhe ia ka ofru kuvendit, tash e ka në dorë opozita. Kryetari i Kuvendit është takuar me dy shefat e grupeve parlamentare dhe janë pajtuar që ata ta marrin procesin e Vetting-ut. Nëse e kanë me gjithë mend në këtë fazë kjo është shumë mirë”, ka thënë ai.

Adnan Rrustemi, deputet i LVV-së

Gjatë intervistës, Rrustemi potencoi se askush nuk do ta pengojë procesin e Vettingut.

“Në fund të këtij ne besojmë që do të miratojmë amandamentet kushtetuese për procesin e Vettingut, vitin e ardhshëm duhet të krijojmë mekanizmat vetues siç parashihen dhe me amandamente edhe me projektligjin për vettingun. Këtë mandat do të fillojë padyshim çështja e vettingut. Ne do të donim shumë që Vettingu të realizohet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Është dhe rekomandim i Venecias si dhe zotim i yni. Por, nëse nuk të ndodh shkojmë me versionin tjetër nëpërmjet ndryshimeve ligjore, vettingu nuk ka alternativë. Ai është proces me i ngadalshëm, por çon në një rezultat të njëjtë. Askush mos të mendojë që e pengon vettingun duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese. Jemi duke punuar intensivisht”, tha Rrustemi, duke shtuar se “Komisioni për Legjislacion është duke organizuar punëtorin e tretë për adresimin dhe rekomandimin e Venecias…” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori