Mënyrë e mahnitshme, për të festuar këtë ditëlindje të rëndësishme

Në rrugët e Romës së Italisë, kanë parakaluar më se 80 Ferrari klasikë, për të festuar përvjetorin e 80 të themelimit të kësaj kompanie italiane me shumë stil, transmeton Telegrafi

Pronarët e këtyre makinave, kanë arritur në kryeqytetin italian nga të gjitha anët e botës, prej Shteteve të Bashkuara, Zelanda e Re, Lindja e Mesme dhe Australia. Duke filluar nga 20 shtatori, ata kanë shëtitur nëpër pjesë të ndryshim të Italisë, përshirë edhe hapësirat ku këto makinat janë testuar, derisa u prodhuan gjatë tetë dekadave.

Të pranishmit që ishin me fat, sfiduan motin me shi që të shohin nga afër më 22 shtator, parakalimin që kanë bërë këto vetura nëpër qendrën e Romës.

Ferrari 750 Monza, një 500 TRC e vitit 1957, si dhe një 275 GTB e prodhuar më 1964, ishin në mesin e këtyre modeleve klasike, që i mahnitën të gjithë.

Kalimi në afërsi të koloseumit si dhe ndërtesave tjera të vjetra, ka bërë që këta Ferrari, të lënë përshtypje shumë të mirë. /Telegrafi/